Aktualitet

“Ku vajti ajo more, ajo është ASKUSHI”, studentët vënë me “shpatulla pas muri” ministren Kushi: Më

2 Nëntor 2020, 09:54 Nga DOSJA
“Ku vajti ajo more, ajo është ASKUSHI”, studentët

TIRANE- Një situatë e elektrizuar vazhdon prej gati 30 minutash para Ministrisë së Arsimit. Teksa i bëjnë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që t’ju bashkohen, studentët kanë një mesazh edhe për ministren e re të Arsimit, Evis Kushi. Në kor ata u shprehën: Ku është ajo? Kushi? Po ajo është askushi more. Duhet të mësonte nga ajo që iku, nga Besa, e pa si iku? Ta dëgjojë ministrja, duhet të jetë në anën tonë, jo në anën e qeverisë. Ta mendojnë, të plotësojnë kërkesat tona, ose kërkesat do të rrisin dhe nuk do të dinë nga t’ja mbajnë.

“Jo mësim online, ulje të tarifave”,-është kjo thirrje që ka zaptuar tashmë këtë rrugë, nga qindra të rinj, por edhe pedagogë që kërkojnë rritje të pagave dhe kushte më të mira pune. “Jemi me pagat më të ulëta në rajon”,-tha një prej tyre. 

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...