Aktualitet

Hapet Universiteti i Forcave të Armatosura, 60 studentët e parë nisin mësimin online, Xhaçka: Mbylla e tij, një nga gjëma

2 Nëntor 2020, 09:36 Nga DOSJA
Hapet Universiteti i Forcave të Armatosura, 60 studentët e parë

TIRANË– Sot ka hapur dyert Universiteti i Forcave të Armatosura. Pas 10 vuitesh mbyllje, 60 stundetët e parë, do të nisin vitin akademik 2020-2021. Hapja e këtij Fakulteti u shoqërua me një ceremoni të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Vetë Xhaçka, në fjalën e saj e quajti mbylljen e këtij fakulteti, një gjëmë të pakuptueshme të tranzicionit.

“Akademia e Forcave të Armatosura, rihapet pas 10 vjetësh programi bachelor. Është dashur shumë punë e vendosmëri për të rihapur Akademinë e FA. Mbyllja e universitetit të FA një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit. Akademia u mbyll vetëm 1 vit pasi u anëtarësuam në NATO. Rruga e një force moderne dhe profesioniste kalon nga Akademia. Falenderoj SHBA, Turqinë, Greqinë, Italinë e Anglinë për ndihmën në arsimim gjatë këtyre viteve. Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit tanë. Pas disa vitesh, rihapja e AFA do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA. AFA, institucioni i vetëm i akredituar i arsimit të lartë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. AFA ofron mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere në FA dhe NATO. Akademia më në fund rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA. Synojmë ta ngremë AFA në nivelin e një akademie të një vendi të NATO-s. Mirënjohje e vlerësim për të gjithë pedagogët, bashkëpunëtorët dhe stafin e Akadmisë së Forcave të Armatosura, të cilët shënjuan këtë moment të rëndësishëm për arsimimin e brezit të ri. Suksese kadetëve të Forcave të Armatosura!”- tha Xhaçka.

Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi iu përgjigj protestës së studentëve që po zhvillohet paralelisht me ceremoninë. Ajo kërkoi durim nga të rinjtë, teksa shtoi se ishte e imponuar të mbyllte auditorët. Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se vendimi për mbylljen e universiteve, i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është pikërisht për të mirën e tyre, në mënyrë që të mos infektohen nga Covid-19. Kushi shtoi se as për të, nuk është e këndshme që të urojë nisjen e vitit akademik me auditorët bosh, por është e detyruar ta bëjë këtë gjë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi hapet fakulteti i forcave te armatosura olta xhacka evis kushi hapet fakulteti i forcave te armatosura olta xhacka

Sondazh

Poll