VIDEO-FOTOT/ Qindra studentë në protestë kundër mësimit online: Përgjysmoni tarifat dhe rimbursim për kostot, MASR ka afa
2 Nëntor 2020, 06:21Nga DOSJA
TIRANË– Për më shumë se dy orë, qindra studentë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Këshillat Studentorë, pas disa thirrjeve që nuk janë dëgjuar, sot protestuan në tri fronte. Të parët, dolën para Ministrisë së Arsimit, më pas studentë me valixhe dhe libra u zhvendosën dhe i dhanë vëmendje një tubimi para zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që një grup tjetër studentësh kanë shkuar tek Ministria e Shëndetësisë ku kanë depozituar kërkesat e tyre.
Protesta u mbyll pasi studentët u bashkuan tek MASR, dhe të trija grupet, njëzëri i kërkuan ministrisë të kthejë përgjigje deri në mbrëmje për kërkesat e tyre, në të kundërt, nesër protesta do të vijojë, me pjesëmarrje më të madhe se dita e sotme.
Protesta 2 orëshe spikati për pankartat e veçanta si “ju jeni virusi”, “s’bëhet fjalë për virus por për kontroll”, ‘nuk duam operacione online”, apo edhe “miq dhe mikesha, bashkohuni në kafe dhe ndiqni mësimin online”.
Por çfarë kërkojnë studentët?
Qindra të rinj nga Tirana dhe rrethet kërkuan sot përgjysmimin e tarifave të shkollimit, meqënëse mësimi ka kaluar online. Po ashtu ata duan një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.
Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.
Tashmë, që me urdhër të Komitetit Teknik, konviktet janë mbyllur, gjendja e tyre përkeqësohet, pasi detyrohen të kërkojnë shtëpi me qira. Për këtë arsye, me anë të protestës së sotme, të rinjtë, kërkojnë që qeveria tu plotësojë kërkesat.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Një situatë e elektrizuar vazhdon prej gati 30 minutash para Ministrisë së Arsimit. Teksa i bëjnë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që t’ju bash...
TIRANË– Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me 58 gramë kokainë. Mësohet se personi me inicalet A.H., është a...
Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47
TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...
TIRANE- Njëra nga pedagoget pjesëmarrëse në protestën e studentëve iu ka kërkuar efektivëve të Policisë së Shtetit, që t’i bashkohen kauzës së tyre. Studentët t...
TIRANË– Sot ka hapur dyert Universiteti i Forcave të Armatosura. Pas 10 vuitesh mbyllje, 60 stundetët e parë, do të nisin vitin akademik 2020-2021. Hapja e...
TIRANË– Ka nisur protesta e studentëve. Të rinjtë, me parulla në duar kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, dhe kundërshtojnë mbylljen e konvikteve, univer...
TIRANË- Me 6 vota “pro” dhe 3 vota “kundër”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të mërkurën ndryshimin e rregullores për rekrutimin dhe karrierën e pr...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit, ka rifilluar sot punën pas një mbyllje 2 javore që pati, për shkak të infektimit të punonjsëve me Covid-19.Pas infektimit të dy se...
TIRANE– Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka dhënë një mesazh për politikanët, referuar shifrave në rritje të infektimeve dhe viktimave nga korona...