Politike

“Do të gjejë një vend ku të fusë kokën”, Basha paralajmëron Ramën: Më 25 prill do të hetohet edhe korrupsioni me r

31 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Do të gjejë një vend ku të fusë

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj me një paralajmërim rivalit politik, Edi Rama për çështjen e rindërtimit. Kryeministri tha sot se “nëse PD vjen në pushtet, rindërtimi nuk do të përfundojë“. Por Basha shkoi edhe më tej në përgjigjen e tij. Teksa i quajti tentativa për t’i ikur përgjegjësisë deklaratat e Ramës, Basha tha se PD në qeveri do të hetojë edhe rindërtimin. 

“Një njeri që s’ka bërë 1 kilometër rrugë në 8 vite, nuk mund të flasë për rindërtimin. Po mundohet të gjejë një vend ku të fusë kokën. Më 25 prill kjo do të marrë fund, do të hetohet edhe korrupsioni me rindërtimit. Më datë 26 nëntor bëhet viti nga tërmeti, dhe nëse Rama e Ahmetaj s’do të kishin përparësi vjedhjen, dëmet do të ishin rikuperuar, nga ato borxhet, fondet me tam-tame. Ndërsa njerëzit janë ende në çadra, ndërsa disa janë kthyer nëpër shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, që edhe një rrebesh mund t’i zërë brenda, për çdo akt vjedhjeje me rindërtimin i pret përgjegjësia penale”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i rindertimi edi rama lulzim basha plani i rindertimi

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...