Politike

LETRA/ Presidenti kërkesë Avokaturës për vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar: Nëse refuzoni të jepni informacion, ju pre

31 Tetor 2020, 10:35 Nga DOSJA
LETRA/ Presidenti kërkesë Avokaturës për vendimet e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sot një shkresës Avokaturës së Shtetit ku i kërkon informacion në lidhje çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Disa ditë më parë, presidenti denoncoi se ka kërkuar disa herë informacion nga Avokatura, por ky institucion nuk i është përgjigjur presidentit të Republikës. Në letrën dërguar Avokaturës dhe për dijeni edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Kryeministrisë, kreu i shtetit kërkon numrin e dosjeve në Arbitrazh, pagesat për shërbimet e konsulencës, numrin e çështjeve të fituara nga shteti shqiptar, numrin e atyre të humbura, kostot financiare, dhe shpenzimet për këto gjyqe. Meta paralajmëron zyrtarët e Avokaturës së Shtetit, se në rast moskthimi përgjigjie, atëherë Presidenca do të vijojë me hapat ligjorë, dhe do të kallëzojë institucionet për shpërdorim detyre. 

LETRA E PLOTË E METËS PËR AVOKATURËN: 

_____________________ _____________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

Nr. Prot.2391/2                                                                                              Tiranë, më 29.10.2020

 

Lënda:    Thirrja e tretë për Avokaturën e Shtetit për dhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

 

AVOKATURËS SË SHTETIT

 

                                    MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

 

Për dijeni:                                               KRYEMINISTRISË

Tiranë

 

Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,

 

Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës, ju është kërkuar informacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

 

Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës së hënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale. 

E nderuar zonja ministre e Financave dhe Ekonomisë,  

Referuar kësaj situate aspak të logjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta që ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit) mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer. Shprehim besimin se nga ana juaj nuk do të ketë vonesa në përcjelljen e këtyre të dhënave.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                                                        Ornela Zonja

 

(F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokatura e shtetit ilir meta vendimet e arbitrazhit avokatura e shtetit ilir meta vendimet e arbitrazhit

Sondazh

Poll