Politike

Basha akuza për tamponët: Po manipulojnë shifrat për të ulur testimet! Përgjigjet Komiteti: Po na sulmoni politikisht. PD

31 Tetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Basha akuza për tamponët: Po manipulojnë shifrat për të

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se të afërmit e 4 pacientëve me COVID-19 nuk janë testuar për të parë nëse janë të infektuar me COVID-19. Basha thotë se testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP, ndërsa shton se kjo është një përpjekje për të fshehur hartën e zgjeruar të rasteve të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID. Testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP.  Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës. Përhapja e shpejtë e infeksionit pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe.“-tha Basha. 

Por këtij denoncimi iu përgjigj disa orë më vonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve. Komiteti i është kundërpërgjigjur duke thënë se ata nuk janë  fasadë e askujt, por po i shërbejnë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë të vështirë të pandemisë së koronavirusit. (LEXO KETU TE PLOTE)

Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese. Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti”-thonë KTE në reagim.

Deklaratës sërish iu përgjigj PD përmes ish-deputetit Bardh Spahia. (LEXO KËTU TË PLOTË) . Në një postim në rrjetet sociale, Spahia thotë se “Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës. Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska.”

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve edi rama lulzim basha mungesa e tamponeve

Sondazh

Poll