Politike

“Këlysh blloku”/ Rama i përgjigjet Metës: Është kthyer në lolo, i ka lëshuar pëllumbat, del i dehur nëpër ekrane d

31 Tetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Këlysh blloku”/ Rama i përgjigjet Metës:

KUKËS- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta, i cili tha dje tek “Zonë e Lirë”, se “Rama është një këlysh blloku”. Gjatë aktivitetit “Deputeti që duam” në Kukës, Rama tha se presidenti është kthyer në një lolo, ndërsa shtoi se qëllimi i tij është të përfitojë nga sherret e dy palëve. Edhe pse nuk iu referua me emër Rama tha se “shfaqen të dehur dhe s’kontrollojnë dot më zorrët e barkut”. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Shfaqen në ekrane si të dehur që shfaqen në derën e klublit dhe nuk kontrollojnë dot më zorrët e barkut. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria? Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo  Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr? Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç. E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament. Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën. Përfytyroni se çfarë ndodh nëse u mbetet atyre puna e rindërtimit. Një grup familjesh u përmbytën në Shkodër, dhe u desh të vinim ne në qeveri që t’ju jepnim dëmshpërblimet. U desh të vinim ne që ata të merrnin paratë e një përmbytje që kishte ndodhur vite më parë.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll