Politike

Meta: Pa referendum, as 140 deputetë të ‘ligjshëm’ s’mund ta ndryshojnë dot Kushtetutën! Vendin nuk e pre

31 Tetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Meta: Pa referendum, as 140 deputetë të ‘ligjshëm’

TIRANË- Presidenti Ilir Meta e shikon prej javësh problemin kryesor të Shqipërisë, mungesën e referendumeve. Ngjarjet e fundit politike i japin të drejtë presidentit, i cili thotë se një Kuvend i cili ndryshon Kushtetutën me miratimin e vetëm një pale, nuk duhet ta ketë këtë të drejtë. Për këtë, thotë kreu i shtetit, duhet të jenë referendumet.

“Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me REFERENDUM”.- shkruan Meta, referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Dy ditë më parë, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, ku përfshihet maxhoranca dhe deputetë të opozitës parlamentare. Vendimi solli reagimin e ashpër të presidentit, i cili i kishte dërguar ndryshimet për Kodin Zgjedhor tek Komisioni i Venecias. Por socialistët shpërfillën presidentin, opozitën dhe ndërkombëtarët. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që PS të priste opinionin e Venecias. Rama deklaroi prerazi se vendi nuk ka kohë për “aventurat” e Ilir Metës dhe se duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 25 prillit 2020. 

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta tirane ilir meta tirane

Sondazh

Poll