Politike

Shpërblimi për pensionistët/ PD i përgjigjet Beqjes: S’ka lekë se i keni vjedhur ju, paratë e testimeve ia dhe Vilmës (

31 Tetor 2020, 10:14 Nga DOSJA

TIRANË- Ish- deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa i ka kthyer përgjigje deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja, i cili tha dje, se nuk ka për të patur një shpërblim për pensionistët këtë vit, pasi “nuk është momenti të hapim orekse”. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasa thotë se sot nuk ka lekë për  pensionistët, bizneset pasi sipas tij paratë e shqiptarëve janë vjedhur nga qeveria. ndër të tjera ai shton se qytetarët nuk kanë lekë as për të blerë ilaçe.

POSTIMI I PLOTË I ENDRI HASËS:

Nuk ka lekë për pensionistët sepse i duhen inceneratorëve! Nuk ka lekë për të ndihmuar bizneset që mbyllen sepse i duhen oligarkëve! Nuk ka lekë për testimet dhe ilaçe për COVID-19 sepse Beqja ja ka dedikuar Vilmës! Nuk ka lekë për shqiptarë sepse i kanë vjedhur qeveritarët! Banda e hajdutëve që vazhdon vjedh Shqipërinë e ka vendin në burg!Tik-Tak Tik-Tak
25 Prilli po afron.

 

Por çfarë deklaroi dje ish-ministri i qeverisë Rama 1?

Gjatë një interviste për Report Tv, Beqja tha se ky është një moment i vështirë për financat e shtetit. Disa muaj më parë, ishte po ky deputet që propozoi uljen e pensioneve si një masë e nevojshme për përballimin e COVID-19.  “Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhetë të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse” – tha Beqaj.

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri hasa ilir beqja shperblimi per pensionistet endri hasa ilir beqja shperblimi per pensionistet

Sondazh

Poll