Politike

“I ktheu komisionet në hajgare”/ Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga 25 prilli, shqiptarët do votojn

31 Tetor 2020, 10:51 Nga DOSJA
“I ktheu komisionet në hajgare”/ Partia Demokratike i

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Kukësi për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale tha se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit saqë shpif çdo ditë për këtë proces.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës. ” – shkruan ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll