Politike

“Rama është zhdukur”/ Basha hedh hije dyshimi: Bredh me autokolonë mbrojtjeje, inskenon bredhje me regji qendrore…pse?

31 Tetor 2020, 11:55 Nga DOSJA
“Rama është zhdukur”/ Basha hedh hije dyshimi: Bredh me

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shqiptarët janë në një situatë të rëndë me COVID-19, ndërsa kryeministri shpërndan pamje nga takimi në Kukës, që sipas Bashës është me regjistrim. Kryedemokrati hodhi dyshime mbi masat shtesë të sigurisë që kanë ditë pas kryeministrit, ndërsa Dosja.al i vuri re qysh në ditën e parë. Basha tha se Rama lëviz si pushtues në vendin e tij, e kjo vëmendje shtesë tha ai, nuk lidhet me COVID-19.

“Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar me regji qendrore bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje. Refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për oligarkët në kohë pandemie.  Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët.  I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët. Asnjë përgjigje për mostestimin e mësuesve, për mospajisjen e shkollave. Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite.  Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë. Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Largimi i tij është fillimi i ndryshimit që presin shqiptarët.”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll