Politike

31 Tetor 2020, 12:02 Nga DOSJA

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se SPAK duhet të hetojë, të bëjë transparencë dhe t’ju thotë qytetarëve atë që po ndodh në qytet.

PJESË NGA FJALA E LULZIM BASHËS: 

SPAK prej 3 muajsh ka në tavolinë kallëzimet penale, hesht duke u bërë alibi për vijimin e vjedhjes. Nëse SPAK-u do të kishte vepruar, miliona euro që ju paguan mafies së plehrave, do të shkonin te shëndetësia Koha kur pyes SPAK se çfarë po bën me autorët e vjedhjes 75 milion euro po mbaron.  Pyes SPAK, pse nuk keni marrë asnjë nga personat e pëefshirë në aferën e plehrave? Pyetje SPAK-ut: Ku jeni me hetimet? Zotërinj të SPAK, çfarë ju pengon të veproni tani që faktet i dinë të gjithë qytetarët? Arsyeja përse ekzistoni (SPAK) është të hetoni korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Nëse keni nevojë për ndihmë ndaj Mafies, ju përsëris se opozita dhe qytetarët do të jenë krah jush. Nuk ka shqiptar që të mos e dijë se kolapsi i shëndetësisë është pasojë e vjedhjes së parave të të shqiptarëve. Kemi ardhur në këtë pikë në kohë pandemie, pasi paratë e shqiptarëve po vidhen për t’u çuar në parajsa fiskale. Cfarë ju pengon të hetoni, kjo nuk është kohë për t’u zvarritur është kohë për të vepruar, ndryshe përgjegjësi do të mbani edhe ju, para ligjit dhe para të gjithë shqiptarëve. Shpresoj që java të nisë me transparencë dhe me thirrjen në SPAK të të gjithë ata që janë të përfshirë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret lulzim basha akuzat e bashes per inceneratoret lulzim basha

Sondazh

Poll