Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Deklarata e Komitetit të Ekspertëve, përgjigjet PD, Spahia: Keqardhje, dini vetëm të bëni politikë për t’i shërbyer p
31 Tetor 2020, 14:45Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike i përgjigjet deklaratës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët deklaruan sot se po sulmohen politikisht nga PD, dhe se i kanë shërbyer qytetarëve shqiptarë. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia, thotë se Komiteti, kurrë nuk iu shërbeu qytetarëve, por vetëm propagandës së kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai thotë se edhe pse në të gjitha vendet, komitetet e ngjashme kërkuan rritje të testimeve, në Shqipëri kjo gjë nuk ka ndodhur.
PËRGJIGJIA E PLOTË E PD:
Keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës. Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës. Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska. Nuk zbatojnë rregullat që vendosin vetë, ndërsa për shqiptarët nuk kanë gajle të vendosin gjoba në emër të Edi Ramës. Dinë të bëjnë vetëm politikë dhe moralin e “bëj si them unë, por jo si bëj unë”.
Ky komitet as edhe njëherë të vetme nuk ngriti zërin për rritjen e numrit të testimeve, edhe pse kjo është një praktikë botërore dhe Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit edhe në rajon për nivelin e ulët të testimeve! Si ka mundësi që Komitetit nuk i bën përshtypje kjo gjë??? Një profesionist nuk do sillej kurrë kështu! Minimumi do heshtte, por jo të bëhej mburojë militante e politikës! Skandaloze që nuk rreshtoheni në krah të kolegëve tuaj, por bëheni mburojë e dështimit të një kryeministri, që ka prioritet vec koncesionet e tenderat por jo jetët e qytetarëve!
Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve iu përgjigj fillimisht akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e koronavirusit po fshihen dhe se kjo është strategji e qeverisë për të mos rritur testimet. Komiteti i ka bërë thirrje kryedemokratit të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të ekipit, ndërsa solli në vëmendje deklaratën e OBSH, që theksonte se “liderët e partive në botë”nuk duhet të bëjnë politikë me pandeminë.
(I.A;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas akuzave që bëri ditën e sotme kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e kor...
TIRANE- Kryebashkiaku Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të LSI dhe të PD që t’i bashkohen familjes socialiste, si e vetmja forcë që është në kry...
TIRANE– “Pyesni aleatët”, kjo ishte përgjigjia e kryedemokratit Lulzim Basha, pas deklaratës së aleates së tij në opozitë, Monika Kryemadhi, e cila tha dje se ë...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me të rinjtë në Devoll ka komentuar përplasjen mes P...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj me një paralajmërim rivalit politik, Edi Rama për çështjen e rindërtimit. Kryeministri t...
Politike31 Tetor 2020, 12:02
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shqiptarët janë në një situatë të rëndë me COVID-19, ndërsa kryeministri shpërndan pamje nga takimi ...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se të afërmit e 4 pacientëve me COVID-19 nuk janë testuar për të parë nëse janë të infektuar m...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta e shikon prej javësh problemin kryesor të Shqipërisë, mungesën e referendumeve. Ngjarjet e fundit politike i japin të drejtë p...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka përsëritur thirrjen kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët me 5 pikat e propozuara nga P...