Politike

“U kam kërkuar falje kuksianëve”/ Rama për 21 Janarin dhe Gërdecin: Kemi bërë dhe ne gabime, ama s’kemi vrarë me pl

31 Tetor 2020, 09:32 Nga DOSJA
“U kam kërkuar falje kuksianëve”/ Rama për 21 Janarin

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot rolin e partisë së tij tek shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Kukës, kryeministri përmendi “21 janarin” dhe vendimin për të vendosur tarifë për banorët e qytetit gjatë kalimit tek Rruga e Kombit, si dy gabime të PS, por që siç tha ai, shqiptarëve iu është kërkuar ndjesa.

“Kemi bërë ne patjetër gabime. Kemi të meta, dimë të kërkojmë edhe ndjesë. U kam kërkuar ndjesë kuksianëve për atë që ndodhi, pa qëllim të ke, lidhur me pagesën. Ne jemi të përsosur, por dëme njerëzve, dëme vendit siç i kanë bërë ata, nuk i kemi bërë kurrë. Nuk e kam këtu vetëm për të vrarë. Sot fëmijët tanë kanë tre tekste, jo 45 alternative të shkruara nga këshilltarët e Saliut. Ashtu sikundër i kanë librat falas. Te këta që duan të vijë prap ka edhe një pjesë që nuk janë ata, por që janë ata që shfaqen njëri mbi tjetri.  Ama dëme vendit siç i kanë bërë ata nuk i kemi bërë kurrë. Ama të vrarë me plumb se dilnin në protestë, të vrarët me shpërthime se dilnin përreth një fabrike që bënte demontim armësh, jo. E kam fjalën dhe për dëmet e shkaktuara dhe te fëmijët, të rinjtë. Që u kanë batërdisur qindra e qindra tekste idiote. Sot fëmijët tanë, sot fëmijët e këtij vendi kanë 3 tekste, jo 45 alternativa të shkruara nga këshilltarët injorantë të Saliut. Mësojnë në librat që mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në shumë vende të botës”, akuzoi Rama. S’mund të më kërkoni mua faturat e 30 vjetve.” tha Rama.

(A.k.f.g/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në kukës nisma deputeti qe duam edi rama edi rama në kukës nisma deputeti qe duam

Sondazh

Poll