Politike

Votimi për kandidatët në PD, ironizon Rama nga Kukësi: U kthyen në hajgare, Komisioni ta jep e Saliu s’ta lë

31 Tetor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Votimi për kandidatët në PD, ironizon Rama nga Kukësi: U

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në  aktivitetin “Deputeti që duam”, në Kukës.

Gjatë fjalës së tij Kreu ishtetit ka komentuar edhe edhe procesin e votimit për kandidatët e PD në zgjedhjet e ardhshme parlametare. Rama u shpreh sePartia Socialiste nuk do të ngrejë struktura falso për të ftuar socialistët të votojnë ata që nuk duan, ashtu sikundër bënë kundërshtarët politikë.

“Ndaj i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kritika, që të vijnë e të thonë ja kush jam unë. Se është kollaj të flasësh duke parë.  Ne nuk bëjmë komisione sic bëri Luli që tani janë kthyer në hajgare. Komisioni ta jep e Saliu s’ta lë. Komisioni thotë duhet të ikë Saliu, saliu thotë s’më lu kush më. Pastaj keni pa ju votim t’ju thonë hajde votoni kë s’doni. Ne nuk bëjmë të tilla votime. Ne nuk bëjmë sikur. Të gjitha kandidaturat do i vlerësoj PS, do i vlerësojmë ne, nuk do ngremë struktura falso dhe urdhëroni hajdeni, me shumë kënaqësi, e shumë dëshirë, për t’ju hapur rrugën. Unë jam këtu, ne jemi këtu.” u shpreh Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në kukës edi rma nisma deputeti qe duam edi rama në kukës edi rma nisma deputeti qe duam

Sondazh

Poll