Politike

U akuzua se i dha nënshtetësinë një të dënuari, Meta: Sajuan skandale, dokumenti nga Gjykata tregoi që s’ka dënime pen

30 Tetor 2020, 21:39 Nga DOSJA
U akuzua se i dha nënshtetësinë një të dënuari,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përgjigjur pas akuzave se i ka dhënë nënshtetësinë futbollistit Cobina, me procedurë të përshpejtuar. I ftuar në studion e ‘Zonë e lirë”, Meta publikoi dhe shkresën, përmes të cilës tha se aty vërtetohet se futbollisti nuk është i dënuar, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë. 

Pjesë nga debati:

Arian Çani: Përse Rama e ka kthyer në kal beteje?

Ilir Meta: Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e inceneratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi

Arian Çurri: Ai futbollisti nuk është i dënuar me formë të prerë, është nën hetim.

Ilir Meta: Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cobina ilir meta cobina ilir meta

Sondazh

Poll