Politike

I preu fjalën, Meta akuzon Arian Çanin: S’të pëlqen ty se ke marrë porosi në telefon tani…do ruash relatat! Gazetari:

30 Tetor 2020, 20:44 Nga DOSJA
I preu fjalën, Meta akuzon Arian Çanin: S’të pëlqen

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përplasur me gazetarin Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në studion e “Zonë e lirë”, Meta u nervozua pasi Çani i ndërpreu fjalën. Pasi gazetari s’po e linte të fliste, Presidenti Meta shtoi se po e bënte këtë gjë, pasi kishte marrë ‘porosi’ në telefon.

Kjo gjë u mohuar nga Çani, por Meta shtoi se e dinte ai këtë , pasi gazetarit, si çdo njeri tjetër, i duheshin relatat e mira edhe me palën tjetër, Kryeministrinë

Pjesë nga debati

Ilir meta-Arian Çanit: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër titani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

Ilir Mtea: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arian cani ilir meta arian cani ilir meta

Sondazh

Poll