Aktualitet

Sandër Lleshaj ‘ul hundën’, kërkon ndjesë publikisht pasi ofendoi policët: Kurrë s’më ka shkuar mendja ta përd

30 Tetor 2020, 16:27 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj ‘ul hundën’, kërkon ndjesë

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndjesë publikisht, një ditë pasi përdori termin ‘polic’ me konotacion negative, gjatë një përplasjeje që pati me deputetin Myslim Murrizi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lleshaj sqaron se termin polic, sipas tij nuk e ka përdorur në kuptim pezhorativ, por ka dashur t’i kujtojë deputetit Murrizi se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit.

Lleshaj shton se kurrë nuk i ka shkuar në mendje të që t’i drejtohet deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, por vetëm i ka përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare.

Lleshaj shkruan gjithashtu se policët, ushtarët dhe kaptërët, sipas tij, janë njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet, teksa shton se nuk heq dorë nga fjalia që ka thënë dikur: Në fytyrën e çdo polici, do shikoni fytyrën time!

Statusi i plotë

Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend. Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë. Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

Dje në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri një deklaratë të turpshme teksa po i përgjigjej deputetit Myslym Murrizi. Ministri që ka në varësi një trupë policore me mbi 10 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, fyejti deputetin duke i thënë “polic ke qenë, polic ke mbetur”. Pas këtij momenti, Lleshaj censuroi deklaratën e tij në Facebook, ndërsa nuk bëri asnjë reagim deri më sot. As kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ndërhyri për t’i ndaluar fyerjen ministrit i cili e përmendi disa herë, faktin se të qenit polic, është një post i ulët. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet myslim murrizi sander lleshaj myslim murrizi sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2020, 15:48

ROSKOVEC– Grabitje me armë zjarri në Roskovec! Dy persona të maskuar dhe me armë në dorë, janë futur të grabisin një dyqan në Roskovec, në mes të ditës. Parapra...