Aktualitet

FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, Inva nuk i fshin lotët nga sytë, i biri mungon në ceremoni. Politika përulet para kolosit

30 Tetor 2020, 13:30 Nga DOSJA
FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, Inva nuk i fshin lotët nga

TIRANE– Sopranoja e njohur Inva Mula ka humbur mbrëmjen e djeshme babain e saj, artistin e njohur Avni Mula. Ajo ishte e pranishme në homazhin që u zhvillua ditën e sotme në Akademinë e Arteve. Inva foli shumë shkurt dhe me zërin e dridhur në ceremoninë për nderimin e të atit.

Këtu filloi arti i lirisë. Rroftë arti, rroftë Avni Mula, rroftë arti shqiptar”. u shpreh Inva Mula e cila ishte ajo që dha lajmin e hidhur për të gjithë njerëzit.

Në homazhe ishin të pranishëm figura të njohur të politikës, siç shihet në foto ish-kryeministri Sali Berisha, Erjon Veliaj, Ilir Meta që përulen para arkivolit, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është mungesa e djalit të Invës, Antony.

Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare dhe la pas një kontribut të madh në artin shqiptar. Në ceremoninë për homazhet në nder të tij morën pjesë politikanë, artistë dhe figura të tjera të njohura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per avni mulen inva mula homazhet per avni mulen inva mula

Sondazh

Poll