Aktualitet

Ambasadori shqiptar në Turqi: Tërmeti i fortë, Izmiri nën panik! Këtu ka shumë shqiptarë, nuk kam informacione të qarta

30 Tetor 2020, 13:46 Nga DOSJA
Ambasadori shqiptar në Turqi: Tërmeti i fortë, Izmiri nën

TURQI– Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka raportuar situatën që është krijuar në Izmir, ku tërmeti 6.5 ballë ka shkatërruar disa banesa dhe ka lënë shumë persona të plagosur.

Ai ka treguar se në rrënoja mund të ketë viktima, nuk dihet nëse mund të jenë shqiptarë pasi Izmiri është qytet që ka dhe shumë shtetas shqiptarë.

“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues. Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi. Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,– tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i shqipërisë në turqi kastriot robo termet ne greqi termet ne turq ambasadori i shqipërisë në turqi kastriot robo termet ne greqi termet ne turq

Sondazh

Poll