Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir & Samos
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk dhe atë grek pas tërmetit që ra sot në mesditë. Përmes një po...
SHQIPËRI– 502 viktima, 9,035 të infektuar aktivë dhe 11,097 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë raportimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.
Një 72-vjeçare dhe një 73-vjeçare nga Tirana e një 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 502.
Shifrat e të infektuarve kanë kapur këtë të premte një tjetër rekord prej 319 personash pozitivë me Covid-19, pas kryerjes së 1534 testimeve. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1534
Testime totale 123,960
Raste pozitive 20,634
Raste të shëruara 11,097
Raste Aktive 9,035
Humbje jete 502
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93
Numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/minister e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diksutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish0Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk dhe atë grek pas tërmetit që ra sot në mesditë. Përmes një po...
TURQI– Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka raportuar situatën që është krijuar në Izmir, ku tërmeti 6.5 ballë ka shkatërruar disa banesa dh...
TIRANE– Sopranoja e njohur Inva Mula ka humbur mbrëmjen e djeshme babain e saj, artistin e njohur Avni Mula. Ajo ishte e pranishme në homazhin që u zhvillua dit...
TIRANE-Një ndër tre familjet që humbën të afërmit e tyre një ditë më parë në një galeri minjere në zonën e Selishtës në Dibër ishte edhe familja Rushiti nga Bul...
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit kërkon nga dy të dënuar, një në Peshkopi dhe tjetrin në Korçë që të deklarojnë burimin e pasurisë.Q. A.(M.), banu...
VLORË– Një prej anëtarëve të ekuipazhit të velierës së ankoruar në portin e Vlorës ka kundërshtuar ndalimin e tij dhe 3 të tjerëve nga Policia shqiptare. N...
TIRANE– Është përcjellë për në banesën e fundit artisti Avni Mula. Homazhet për kolosin e muzikës u zhvilluan në hollin e Akademisë së Arteve ditën e sotme...
SHKODËR– Një 25-vjeçari i shpallur në kërkim është prangosur nga Policia e Shtetit ditën e sotme pasi akuzohej për dhunë në familje. Bashkë me...
KRUJE-Një person është arrestuar në Krujë pasi ka përndjekur një vajzë të mitur.Shtetasi 21 vjeçar me banim në Borizanë të Krujës i cili ishte në masën e...
KORÇË– Një person i shpallur në kërkim është prangosur ditën e sotme nga Policia e Shtetit. I arrestuari, një 23-vjeçar nga Kolonja me ...