Aktualitet

Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir & Samos

30 Tetor 2020, 14:06 Nga DOSJA
Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir & Samos

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk dhe atë grek pas tërmetit që ra sot në mesditë. Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thekson se lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir dhe Samos.

“Lutjet tona shkojnë për të gjithë miqtë tanë në Izmir dhe ishullin Samos. Tirana e njeh shumë mirë fuqinë shkatërruese të tërmeteve vdekjeprurës. Bëhuni të fortë,” shkruan Veliaj.

Tërmeti me magnitutë 6.5 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 viktma dhe 120 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

(k.a/dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termeti ne greqi termeti ne turqi termeti ne greqi termeti ne turqi

Sondazh

Poll