Aktualitet

“Jam sëmurë”/ Klodian Gradeci ‘kërkon mëshirë’ në sallën e gjyqit, lihet në burg pas abuzimit miliona dollarësh

30 Tetor 2020, 15:05 Nga DOSJA
“Jam sëmurë”/ Klodian Gradeci ‘kërkon

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci. Mësohet se vetë Gradeci ka qenë i prënishëm në seancën gjyqësore, ku u përball me masën e sigurisë. Ai, përmes avokatit mbrojtës, është shprehur se është i sëmurë.

Jam i sëmurë”, mësohet të jetë shprehur gjatë seancës gjyqësore Klodian Gradeci, duke kërkuar kështu një lehtësim të masës, por kjo gjë nuk e ka ndihmuar. Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e ish-drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN, duke e lënë këtë të fundit në burg.

Gradeci, gjithashtu ish-kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Ministrinë e Infrastrukturës u arrestua tri ditë më parë në Rinas, teksa kthehej nga Turqia.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gradeci bashkë me dy biznesmenë, të dy pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” i kanë marrë nga shtetit 1.5 milionë dollarë nga buxheti për shërbime që nuk i kanë kryer. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është llogaritur 1.472.766 USD.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e akbn klodian gradeci skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se arrestohen zyrtaret e akbn klodian gradeci skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se

Sondazh

Poll