Aktualitet

Kromi ju merr jetën 3 pjestarëve të familjes Rushiti, bashkëshortja e minatorit: Kemi frikë të dalim jashtë nga borxhet

30 Tetor 2020, 13:00 Nga DOSJA
Kromi ju merr jetën 3 pjestarëve të familjes Rushiti,

TIRANE-Një ndër tre familjet që humbën të afërmit e tyre një ditë më parë në një galeri minjere në zonën e Selishtës në Dibër ishte edhe familja Rushiti nga Bulqiza.

33 vjeçari Rexhep Rushiti, mbeti i bllokuar bashkë me inxhinierin Ismail Hoxha dhe kolegun tjetër Fatos Çesku. Brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjestarë të cilët punonin me mineralin e kromit, këtë e ka treguar vetë bashkëshortja e të ndjerit, Rushitit.

‘Tre pjestarë të kësaj familje kanë vdekur nga kromi. Ka vdekur vjehrra, kunati, burri. Jemi borxh në dyqane, kemi gati 5 milionë. Dua të më ndihmojnë‘- është shprehur bashkëshortja e Rexhep Rushitit, Irena.

Edhe të afërmit kërkojnë ndihmën e instancave shtetërore që fëmijët jetim të mos ndjejnë urinë e bukës, pasi tashmë nuk kanë asnjë lloj të ardhure. Familjet Hoxha në Dibër, Rushiti e Çesku në Bulqizë kanë hapur dyert e mortit, ku edhe pse në situatë pandemie, presin ngushëllime nga rrethi familjar i ngushtë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkëshortja e rexhep rushitit tragjedia ne diber bashkëshortja e rexhep rushitit tragjedia ne diber

Sondazh

Poll