Nuk mbanin maska, gjobitet 727 qytetarë, 10 të shoqëruar në polici
TIRANË– 727 qytetarë janë gjobitur me nga 3000 lekë secili pasi janë pikasur që lëviznin pa maska mbrojtëse kundër Covid-19. Përems një njoftimit zyrtar, Policia e Tiranës, bëri me dije se jatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, në njoftim theksohet se 10 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete janë shoqëruar për në komisariatin e policisë.
Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Njoftimi nga Policia e Shtetit: Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Gjatë kontrolleve janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Po përgatitemi për çdo skenar”/ Si e parashikoi Ministri i Brendshëm turk tërmetin e tmerrshëm, deklarata në janar:
TURQI– Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, siç duket e ka parashikuar tërmetin e frikshëm që la pas të paktën 6 viktima dhe 202 të plagosur, ...
“Jam sëmurë”/ Klodian Gradeci ‘kërkon mëshirë’ në sallën e gjyqit, lihet në burg pas abuzimit miliona dollarësh
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klod...
502 viktima/ Numri i të infektuarve aktivë shkon në 9035 në Shqipëri, 319 raste dhe 3 jetë të humbura në vetëm 24 orët
SHQIPËRI– 502 viktima, 9,035 të infektuar aktivë dhe 11,097 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, ...
Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir & Samos
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk dhe atë grek pas tërmetit që ra sot në mesditë. Përmes një po...
Ambasadori shqiptar në Turqi: Tërmeti i fortë, Izmiri nën panik! Këtu ka shumë shqiptarë, nuk kam informacione të qarta
TURQI– Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka raportuar situatën që është krijuar në Izmir, ku tërmeti 6.5 ballë ka shkatërruar disa banesa dh...
FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, Inva nuk i fshin lotët nga sytë, i biri mungon në ceremoni. Politika përulet para kolosit
TIRANE– Sopranoja e njohur Inva Mula ka humbur mbrëmjen e djeshme babain e saj, artistin e njohur Avni Mula. Ajo ishte e pranishme në homazhin që u zhvillua dit...
Kromi ju merr jetën 3 pjestarëve të familjes Rushiti, bashkëshortja e minatorit: Kemi frikë të dalim jashtë nga borxhet
TIRANE-Një ndër tre familjet që humbën të afërmit e tyre një ditë më parë në një galeri minjere në zonën e Selishtës në Dibër ishte edhe familja Rushiti nga Bul...
OFL në Korçë dhe Peshkopi, kërkon nga dy të dënuar për vrasje deklarimin e pasurisë
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit kërkon nga dy të dënuar, një në Peshkopi dhe tjetrin në Korçë që të deklarojnë burimin e pasurisë.Q. A.(M.), banu...
Bllokimi i velierës me flamur amerikan në Vlorë, flet rusi Nikulin: U detyruam të ndalojmë prej motit të keq, e njeh ligji
VLORË– Një prej anëtarëve të ekuipazhit të velierës së ankoruar në portin e Vlorës ka kundërshtuar ndalimin e tij dhe 3 të tjerëve nga Policia shqiptare. N...