Aktualitet

Bllokimi i velierës me flamur amerikan në Vlorë, flet rusi Nikulin: U detyruam të ndalojmë prej motit të keq, e njeh ligji

30 Tetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
Bllokimi i velierës me flamur amerikan në Vlorë, flet rusi

VLORË– Një prej anëtarëve të ekuipazhit të velierës së ankoruar në portin e Vlorës ka kundërshtuar ndalimin e tij dhe 3 të tjerëve nga Policia shqiptare. Në një prononcim për mediat, Dmitriy Nikulin, një prej shtetasve rus që po udhëtonte me varkë tha se ndalimi i tyre ishte absurd.

Sipas Nikulin, ai dhe miqtë e tij kishin vendosur të ankoroheshin në Shqipëri për shkak të motit të keq që i kishte kapur pranë bregdetit shqiptar. Më tej, rusi tha se radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arriti të kontaktonte me oficerin e Policisë Kufitare për të bërë procedurën e kërkesës për të ndaluar.

Në prononcimin e tij për “ABCNews” tha se bazuar në ligjin detar nëse ka mot të keq mund të ndalosh në cilindo shtet, duke konfirmuar edhe njëherë se itinerarin e kishin në Mal të Zi. 

Mjeti lundrues, i ndaluar ditën e djeshme, është çuar në pikën e bllokimit në Triport, kjo pasi dyshohet se po përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike dhe se ishte e vjedhur. Ndërkohë që Policia Shqiptare ka kërkuar informacione nga Interpoli për verfikimin e 4 shtetasve të huaj që ishin në bordin e anijes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet jahti ne vlore vlore ndalohet jahti ne vlore vlore

Sondazh

Poll