Aktualitet

Dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe kalim emigrantësh në kufi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

30 Tetor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe kalim emigrantësh në kufi,

SHKODËR– Një 25-vjeçari i shpallur në kërkim është prangosur nga Policia e Shtetit ditën e sotme pasi akuzohej për dhunë në familje. Bashkë me të është ndaluar edhe 29-vjeçari me iniciale N.P., i cili akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërsa 25-vjeçari me iniciale T. L., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

NJOFTIM I PLOTË:

Shkodër

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shkoder

Sondazh

Poll