Aktualitet

Lamtumira e fundit për kolosin e muzikës, Avni Mula/ Makina e mbushur me lule, përcillet për në banesën e fundit artisti,

30 Tetor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Lamtumira e fundit për kolosin e muzikës, Avni Mula/ Makina e mbushur

TIRANE– Është përcjellë për në banesën e fundit artisti Avni Mula. Homazhet për kolosin e muzikës u zhvilluan në hollin e Akademisë së Arteve ditën e sotme ku të pranishëm ishin personalitete, miq dhe familjarë të artistit.

Arkivoli i Mulës u vendos në një makinë e cila ishte e mbushur me lule të dhuruara nga të pranishmit.

Pjesë e ceremonisë ishin dhe familjarët, mes tyre dhe ikona e muzikës Inva Mula, e cila lajmëroi e para për humbjen e jetës së të atit.

Avni Mula ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 92 vjeçare. Ai e nisi karrierën e tij artistike si tenor menjëherë pas diplomimit në Konservatorin Cajkovski të Moskës, u kthye në një artist që frymëzoi breza të tjerë artistësh. Ndonëse në fillim të punës së tij u njoh për prezantimin e klasikëve të operas si Rosini, Avni Mula mbetet artisti që i dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë”. Avni Mula ia dedikoi jetën muzikës, por kontributi i tij shkruhet me nota muzikore edhe në familje.Familja Mula është një nga familjet e mëdha të muzikës, ku të gjithë kultivoheshin me këtë frymë. Të gjithë në familjen Mula janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avni mula homazhe per avni mulen avni mula homazhe per avni mulen

Sondazh

Poll