Aktualitet

Dy bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar/ Kapet sot nga Policia 23-vjeçari nga Kolonja, transportonte emigrantë të paligjs

30 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Dy bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar/ Kapet sot nga Policia

KORÇË– Një person i shpallur në kërkim është prangosur ditën e sotme nga Policia e Shtetit. I arrestuari, një 23-vjeçar nga Kolonja me iniciale K. T. 23-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të identifikuar si: F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç për transportin e 4 emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIM I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Bashkëpunoi me dy persona të tjerë (të arrestuar më parë) për transportimin e katër emigrantëve të paligjshëm, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë.

Shtetasi i mësipërm rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni perimetri operacioni perimetri

Sondazh

Poll