Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Spiropali injoron fjalët e Varhelyi: Ngushëllon Opozitën, s’ka asgjë urgjente për Komi

29 Tetor 2020, 21:29 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Spiropali injoron fjalët e Varhelyi:

TIRANË- Ministrja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, ka injoruar thirrjen e  Komisionerit Oliver Varhelyi, për të mos kaluar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. E ftuar në “Open”, Spiropali tha se Varhelyi ka dhënë thejsht disa mesazhe për të ngushëlluar Opozitën.

Sipas ministres, çështja e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor s’ka asgjë për të thirrur me urgjencë Komisionin e Venecias. Sipas saj, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore.

 “Jemi 6 muaj para zgjedhjeve, nuk mund të hymë nëpër aventura ku do të na fusë Presidenti. Presidenti nxori një dekret nul për shtyrjen e zgjedhjeve dhe as partia e tij nuk doli në zgjedhje atë ditë. Çdo mëndje racionale dhe çdo shtet që ka një President që bën detyrën, e kupton që çështjet e reformës zgjedhore nuk janë çështje urgjence për Komisionin e Venecias. Nxituam sepse është një infrastrukturë e tërë zgjedhore që duhet përgatitur, madje jemi shumë vonë dhe nuk mund të presim as tekat e  Presidentit, as hamendjet e Monikës as ato të Bashës. Nuk ka asnjë kosto për vendin, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj sa i takon një Reforme Zgjedhore. Komisioni i Venecias nuk mund ta shqyrtojë këtë çështje me urgjencë. E rëndësishme është që ne kemi një marrëveshje. Nuk e di pse i jepni këto. Asnjë nga këto nuk janë thënë. Komisioneri ka thënë se Parlamenti është legjitim. E keni të shkruar këtu. Prisni opinionin e Komisionit të Venecias.Po komisioneri për zgjerim do të japë mesazhe ngushëlluese për opozitën” tha Spiropali.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Socialistët por edhe opozita parlamentare me një shumicë prej 96 votash, kanë rrëzur dekretin e presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryeministri vazhdoi në të njëjtën linjë duke thënë se Venecia është e mirëpritur, por shtoi se zgjedhjet nuk presin dot “këshilla”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ndryshimet ne kodin zgjedhor elisa spiropali ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll