Politike

Sulmi i Metës dhe Ramës ndaj gazetarëve/ Reporter pa kufij: Presidenti ofendoi gazetarin që publikoi investigimin për dhën

29 Tetor 2020, 18:59 Nga DOSJA

TIRANË– Reporterët pa Kufij, ka reaguar pas sulmit të Metës ndaj gazetarit të Shqiptarja.com Adriatik Doçi, i cili publikoi investigimin për dhënien e nënshtetësive që sipas tij janë dhënë në mënyrë të paligjshme nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Reporter pa Kufij shkruan në një postim në Twitter Meta ofendoi gayetarin, sakaq shton se dënojnë komentet denigruese të Presidentit  dhe kryeministrit për gazetarët.

“Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit për gazetarët! Meta ofendoi Adriatik Doçin e Report Tv kur ky i fundit publikoi investigimin mbi dhënien e mundshme të nënshtetësive” – shkruan Reporterët pa Kufij në Twitter.

Prej disa javësh, ‘Shqiptarja.com’ dhe gazetari Adriatik Doçi kanë publikuar listën e dhënies së nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ku sipas investigimit, presidenti nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet. Lista me gati 800 emra, përmban edhe disa persona të dënuar në Prishtinë, të cilët Meta iu ka dhënë nënshtetësinë, por edhe një sërë personave të panjohur, që janë pajisur me pasaportë nga kreu i shtetit, edhe pse nuk janë pjesë e listës së personave që hyjnë tek “interesi kombëtar” apo “meritat e veçanta”, siç parashtron ligji për dhënien e shtetësisë në mënyrë të përshpejtuar.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll