Politike

Kuvendi kalon Kodin Zgjedhor/ Rama: Opozita parlamentare, aksident i dobishëm. Venecian e mirëpresim! Basha pret që unë të vdes që të marrë pushtetin (ZHVILLIMET)

  • Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor
  • Manastirliu: Nëse ka mbingarkesë në spitale, do të zgjedhim se kë do të kurojmë
  • “Infektohej vetëm një njeri në ditë”/ Ku jeton ministrja e Shëndetësisë?
  • PËRPLASJA GJONI-MANASTIRLIU/ ‘Franca s’do marrë vaksinë nga COVAC, pse ne po
  • Kuvendi u mblodh sot ku u vendos rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Socialistët nuk do të presin "Venecian". Seanca e sotme u përfshi nga replikat mes Lleshajt dhe Murrizit, Valterit dhe Ahmetajt, e Ralf Gjonit dhe Manastirliut. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend kërkoi ndërprerjen e grevës së naftëtarëve. 
    Featured image of article: Kuvendi kalon Kodin Zgjedhor/ Rama: Opozita parlamentare, aksident i dobishëm. Venecian e mirëpresim! Basha pret që unë të vdes që të marrë pushtetin (ZHVILLIMET) Pamje nga seanca plenare sot
    Përditësuar:

    TIRANË–Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Socialistët por edhe opozita parlamentare me një shumicë prej 96 votash, kanë rrëzur dekretin e presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke vazhduar në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. “S’kemi kohë për aventurat e Ilir Metës”, -tha kryeministri dy ditë më parë dhe verdekti për Kodin Zgjedhor u dha sot në Kuvend. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë dekret si një sfidë të presidentit Ilir Meta ndaj deputetëve të opozitës parlamentare.Jeni një aksident i dobishëm-tha Rama për opozitën parlamentare duke ua njohur vlerën për bashkëpunimin e tyre në Kuvend. 

    Kryeministri foli më tej edhe për çështjen e grevës së naftëtarëve, ku bëri thirrje që të greva të pezullohet dhe qeveria t’i ndihmojë, por jo me ultimatume. 

    Ndërsa më herët, ministrat e kabinetetit Rama kanë bërë deklarata të forta nga foltorja dhe janë përplasur me deputetët e opozitës. Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, deklaroi sot se nëse do të ketë mbingarkese në spitalet COVID, mjekët do të zgjedhin se cilët pacientë do të trajtojnë në bazë të moshës dhe shanseve për të mbijetuar.

    Dita nuk ishte e vështirë vetëm për Manastirliun…

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas saj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj replikoi me deputetin Myslim Murrizi pasi ky i fundit i përmendi edhe njëherë paraardhësit e tij, duke e cilësuar si “shoferin e Eskobarit”.  Por ministri i Brendshëm nuk e ruajti dot kontrollin, duke nisur të fyejë Murrizin, dhe duke i thënë “polic ke qenë polic mbete“, duke e përdorur fjalën “polic” me kuptim negativ. 

    Më të qeta ishin përplasjet mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj me deputetin Halit Valteri. Deputeti e ka akuzar se nuk po punohej me kapacitet të plotë dhe kërkoi me shifra sesa ishte investuar deri më tani nga qeveria për procesin e rindërtimt. Ndërsa ministri e ka ftuar me të në terren për të inspektuar nga pranë të gjitha punimet.  Ndërkohë deputeti Kujtim Gjuzi i bëri thirrje për interpelancë me dy prej ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama por nuk kaloi pa folur edhe për koronavirusin, gjë që i shkaktoi përplasje me deputeten Milva Ekonomi.

    (k.m;f.g/dosja.al)

    • 15:31

      Korab Lita shpërthen kundër Brahos: Je kokrra e komunistit! Mua nuk më tremb se e kam bërë operacion frikën

      Deputeti Korab Lita gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur kundër Spartak Brahos i cili e ka etiketuar javës që shkoi në parlament si ‘ballist’. Lita tha sot se Braho është komunist e se ecën vërdallë me një çantë të zezë për të trembur deputetët e tjerë, mirëpo me të nuk do ti funksionojë pasi nuk e ka aspak frikë.

      Ai i kujton dhe ngjarjet historike në të cilat është përfshirë familja e tij e duke e krahasuar me atë që ai ka bërë.

      ‘I nderuar zotëri. Është nder dhe krenari të jesh ballist, ti mor kokrra e komunistit që ecën me çantën e zezë, mendon se mund të trembësh kolegët e tu, mua nuk më tremb se unë e kam bërë operacion frikën dhe e kam hequr që në vitin 1990. Meqënëse ti nuk e njeh historinë time, meqë thua se kam hyrë në parlament nga dritarja dhe ti paske kohë në parlament. Ku ke qënë ti more kokrra e komunizmit kur Lita shkonte te Lidhja e Prizrenit, te Kongresi i Lushnjës, ku ke qënë kur te shpia vite Isa Boletini, kur familja ime i ka dhënë këtij kombi 14 burra patriotë. Cfarë ke kontribuar për shqipërinë përveç dënimeve politike përveç djalit, 16 vjeçarit Gjergj Hanit?’

    • 15:30

      ‘Flisni sikur në Shqipëri nuk ka njeri’/ Rama i përgjigjet Hajdarit: Absurditet! Rafineria nuk është qiri që ndizet natën dhe fiket me një të fryrë

      Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari në lidhje me çështjen e naftëtarëve. Ai tha se rafineria nuk është qiri që ndizet natën dhe fiket me një të fryrë e se është në duart e një kompanie private. Më tej ai sërish i bëri thirrje grevisteve që ta mbyllin grevën dhe të diskutojnë në lidhje me hallin që kanë.

      “Thatë një tjetër absurditet. Rafineria nuk është qiri që ndizet natën dhe fiket me një të fryrë. Nafta që del në fushën që furnizon rafinerinë është në duart e një kompanie private. Kompania kineze naftën nuk kemi si e vjedh. E nxjerr dhe e shet në tregje të tjera, jo në atë vendas. E kuptoni që e ulin nivelin në disa muhabete që janë… Iu lutem edhe njëherë që të më ndihmoni që mesazhi i qartë të kuptohet edhe nga grevistët. Të mbyllin grevët dhe të ulemi e të qajmë hallet. Thatë ka ardhur një kompani pseudo-amerikane. Kam folur atë që kam diskutuar me kompaninë. Nuk e kam shpikur. Rafineria është shumë e vjetër, është e ndërtuar për atë fushë, për atë naftë. Ka pasur dhe ka destinacion Bitumin. Për të ardhur investitorë nuk është e lehtë. Nuk jemi në një kohë të mirë për naftën në tërësi. Kemi vijuar kontaktet për të sjellë një sipërmarrje serioze. Nuk duam që ata të mbeten në rrugë me asistencë sociale. Ku është pjesa për të bërë kot? S’ka. Besoj që doni ta zgjidhni problemin, por keni ndjeshmërinë tuaj dhe iu lutem jepni një ndihmë dhe ju mos u bëni si ai Enno Bardhi. Nuk e kuptoj ku është problemi që ra mbyllin grevën. Po nuk solle këto nuk mbyllin grevën. Duhet të kuptojmë shumë mirë ata dhe ne. Nuk do fitoni prapë, sepse ia fusni kot. Shqiptarët i bëjnë shumë thjeshtë. Ju flisni sikur në Shqipëri nuk ka njeri. Ata që punojnë e dinë shumë se ku është puna. Prandaj nuk fitoni ju prapë. Reflektoni për zgjedhjet 2025, kismet. Për 2021 e keni kry, ata që janë jashtë edhe iu brenda ia fusni kot,“-tha Rama.

    • 15:25

      “E di Ralfi si i blinte votat LSI-ja”/ Rama përplaset me Gjonin, deputeti: As kam marrë dhe as kam dhënë lekë, ju na mbyllët dhe qarkun

      Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Ralf Gjoni kanë replikuar me njëri-tjetrin, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Ishte i pari, Rama ai që tha se LSI-ja në kohën e saj jepte e merrte transaksione për vota, duke nënkuptuar këtu blerjen e tyre. Këtyre fjalëve, iu përgjigj vetë Ralf Gjoni, i cili tha se ka parë se si vishet vota, por që vetë as nuk ka dhënë e as nuk ka marrë lekë për to. Gjoni përmendi edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, teska tha se në këtë mënyrë, kryeministri u ka mbyllur qarkun për të mos dalë me një listë. Replikat: Edi Rama: Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. Në ato fushatat në kohën e Ralfit. Bashkë jemi ne po leje, merr këtej, merr andej dhe në fund kape qeverinë nga këmbët. Dhe në fund LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion, sa këtej, sa andej. Ralf Gjoni: Më përmendët emrin, e dini shumë mirë që nuk kam mashtruar në fushata, nuk kam dhënë dhe as kam marrë lekë. Kam parë si vidhet vota. Në korrik na dhe fjalën se ndryshimet kushtetuese do të reflektoheshin në Kodin Zgjedhor. Listat janë të mbyllura, e keni bërë të pamundur që të dalin me një listë. E keni bërë të pamundur, e keni mbyllur qarkun. Ne na detyroheni moralisht minimumi një korrektësi profesionale për të pasqyruar atë që ramë dakord. Edi Rama: Nuk i thashë unë ato që the ti. Nuk t’i thashë unë ato. Të mirëkuptoj por mos më thuaj se nuk di gjë. Sa i përket partive të reja, sa po krijohen këto kohë, unë nuk kam parë ndonjëherë. Sistemi është i hapur për të gjithë, por për ata që marrin vota. Jo për ata që hipin tek treni i gjatë. Ai që flet për votues, por të organizojë një dasëm ka më shumë dasmorë sesa votues. Nëse je kaq i fortë, dil i pavarur. Nëse futesh me parti merr nga partia dhe skuadra merr një pjesë të vlerës. Në këtë kuptim, kjo është fare e qartë. Të jesh i sigurtë të 25 prilli do të tregojë, që kandidatët do ta thyejnë renditjen. Flas për realë, jo për kandidatët e mallrave.

    • 15:13

      “Kam detyrimin t’ua them…”/ Rama mesazh demokratëve: Ja çfarë do t’iu ndodhë pas 25 prillit, nëse votoni Lulin, ja çdo merrni

      Kryeministri Edi Rama ka dërguar nga foltorja e Kuvendit një mesazh për të gjithë votuesit demokratë në vend. Në fjalën e tij gjatë sëancës plenare të sotme, Rama nuk i kurseu ironitë ndaj presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. Duke ironizuar bashkimin e opozitës jashtëparlamentare, numri një i qeverisë ka përçuar edhe një mesazh lidhur me gjithë votuesit demokratë, duke i kujtuar se nëse votojnë për opozitën e bashkuar pjesë të qeverisë do të kenë edhe LSI-në.

      Unë mendoj që me këtë ligj të gjithë duhet të jenë të lehtësuar. Askush nuk mbeti pa marrë diçka që e donte. Edhe Myslymi dhe Rudina, morën diçka nga ajo që donin. Kemi dy tani ne, një e ke me ligj e me zakon. Na u bën dy opozita. Ç’a të bënim ne edhe më shumë. Ilir Meta flet më shumë për 5 qershorin sesa për 29 nëntorin. E ka harruar fare që është aty president. E ka kthyer presidentin si ato krijesat me lloj lloj materialesh që vendosën në ara për të trembur zogjtë. Nuk e them dot, ashtu është dordolec, por nuk e them dot. Kërcënon, shantazhon, shkon nëpër buste. E vetmja gjë që kërkojmë të themi është që t’i lëri të qetë duke u sjellë si presidenti i Republikës, jo si shefi i Monikës. Kërkon tani të fusë një sherr të madhe për llogarinë e asaj partie që është shëmbëlltyra e degradimit, pasi ka bredhur lule më lule. Tani e ka gjetur lulen edhe me emrin e duhur. Flet Ilir Meta në vend të Europës u rokanis kokën ambasadorëve. Nuk po kalojmë një ligj të ri. Pse janë të tronditur? Se kuptoj. Ose e kuptoj shumë mirë. Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiale. Pastaj thonë që z.kryeministër shpresoj që t’i vendosësh interesat e Shqipërisë së parat. Opinioni i Venecias kërkohet post-faktum. Tani kërkohet që të ndalen të gjithë dhe të presim. Kur të vijë opinioni, do të shohim dhe do të hapim një diskutim. Zgjedhjet nuk presin më këshilla të asnjëformë. Ju nuk jeni të fituar të gjithë, unë s’di ku do t’i gjejë kryeparlamentari aq karrike, 100 i merr Monika, merr edhe Luli. Nuk diskutohet që edhe ju. Ne s’do jemi më këtu se nuk ka vend. Nuk di si mund të trajtohet ndryshe kjo situatë. Kam një detyrim ndaj demokratëve; imagjinoni çfarë iu pret o demokratë! Do shkoni për zgjedhje si tek Vehbiu dhe Sudja, do jepni votën për një dhe do merrni një tjetër. Kjo është gjëja që duhet të keni në mendje; çfarë iu pret më 25 prill? Gjejeni mirë si do ta zgjidhni këtë dilemë. Do të shikoni mbrapa çfarë vjen kur PD bëhet bashkë me LSI…,”-tha Rama.

    • 15:03

      Rafineria e Ballshit/ Hajdari del për hetë të parë kundër Berishës: SPAK të hetojë aferën ka nisur nga ish-kryeministri dhe Rezart Taçin

      Deputetja Rudina Hajdari ka dalë për herë të parë kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha për të cilin tha ditën e sotme në Kuvend që duhet hetuar nga prokuroria për nafinerinë në Ballsh. Në fjalën e saj si përgjigjie për Ramën, Hajdari u shpreh se greva e urisë e naftëtarëve nuk është betejë mes saj dhe kryeministrit por e atyre që e nisën, duke përmendur Berishën dhe biznesmenin, Rezart Taçi.

      Zoti kryeministër e dini shumë mirë sesi mblidhet nafta. Unë po e them që ta dinë edhe shqiptarët. ajo shkon në treg të zi, mos më thoni që e kam nga paditura, të kuptosh dhe të hapësh historikun, i thatë iu që me këtë kompani do të merrnin rrogat. Iu i premtuar se do të shlyheshin pagat. Kjo nuk duhet të jetë një betejë mes meje dhe teje. Por prokuroria dhe SPAK të hetojë këtë aferë që është nisur nga Berisha me Rezart Taçin.’

    • 15:00

      ‘Hap çokollatën të del Ilir Meta’/ Rama: Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion


      Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kuvend nuk la pa përmendur presidentin Meta, kryetaren e LSI-së Kryemadhi dhe kryetarin e PD-së, Bashën. Ai përmendi deklaratën e Kryemadhit e cila është shprehur se do marrë 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, si dhe tha se nëse fiton Basha paketë do të ketë Metën dhe Kryemadhin.

      ‘Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. Në ato fushatat në kohën e Ralfit. Bashkë jemi ne po leje, merr këtej, merr andej dhe në fund kape qeverinë nga këmbët. Dhe në fund LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion, sa këtej, sa andej.’– tha Rama.

      ‘Atje janë të gjithë dëshmorë, me një tabelë amolacioni në krahë dhe trastë me verdhushka në dorë dhe ca të tjerë iu shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Asnjë se ka bërë në botë këtë. As mbretër, as perandorët. Nuk ndodh. Meta kërkon që të na thotë jo vetëm që ndodh por se është gjëja e duhur. Kjo shfaqje, shkarjeje ledhi nuk shoh arsyen pse vjen këtu. Nëse do t’i besoni Monikës, LSI-ja merr 100 mandate me këtë ligj. Hap çokollatën të del Ilir Meta, brenda. Edhe Monika brenda. Llogarite ta hash pa e hapur. Imagjino Korab Lita, se nga ça ke shpëtu ti? Është e paimagjinueshme që nuk e ke votuar akoma këtë që shpëton demokratët. Prapë shfaqja do të jetë s’jemi bashkë, por bashkë do jemi. Ke edhe përparsen e Peço Vasilit që mbështjell çokollatën. Është një përpjekje që tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku desh të dalë edhe më parë. Të hedh në erë zgjedhjet. Dëgjova zonjën që tha e bëni këtë se e dini që do humbni. Të gjithë thonë; mos e bëni se me këtë humbni më shumë. Jo mo se për këtë fiton zgjedhësi. Nëse fiton Luli, e di që ka Metën dhe Monikën paketë. Në ato fushatat në kohën e Ralfit. Bashkë jemi ne po leje, merr këtej, merr andej dhe në fund kape qeverinë nga këmbët. Dhe në fund LSI-ja ka qetësinë, ndërsa dashuria është transaksion, sa këtej, sa andej.’- u shpreh Rama.

    • 14:44

      Pse u fut Azem Hajdari në grevë urie…? Rama i drejtohet Hajdarit: Funksionon dot kështu një familje. Jo! Ftoj zonjat ta mbyllin grevën

      Kryeministri Edi Rama bëri sërish një thirrje grave të Ballshit që të mbyllin grevën dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje me qeverinë. Rama tha se ai dhe qeveria nuk shkojnë atje, nëse naftëtaret nuk mbyllin grevën, pasi sipas tij, kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion.  Mes të tjerash, kryeministri i kërkoi deputetes Rudina Hajdari, e cila ka vizituar sot naftëtaret, që të bashkohet me të në përpjekjen që gratë e Ballshit të dalin nga greva. Ai mori si shembull dhe të atin e deputetes, Azem Hajdarin i cili po ashtu ka qënë pjesë e një greve.

      PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

      ‘Duke qënë se zonja Hajdari foli këtu për naftëtarët e Ballshit,dua t’ju sqaroj të gjithë që flasin kur u referohen hallexhinjve të vendit se hallet nuk zgjidhen me padituri dhe gënjeshtra. Nuk kam arsye që gënjeni me padituri por me vetëdije. Nafta po vidhet, por fabrika është e fikur nuk po prodhon asnjë gram naftë. Si vidhet nafta dhe kush e vjedh, kur bëhet fjalë për një kompani private dhe refineri të fikur? Është e rëndësishme në përpjekjen tuaj të sinqertë të përgatiteni kur t’i ndihmoni. Mund të bëni më shumë dëm sesa mirë. Unë nuk bëj sikur nuk dëgjoj. Dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë. Punonjësit e një kompanie private, nuk është e shtetit. Dhe që atëherë nuk është më në duart e shtetit.Çështja është që ne jemi shumë të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre dhe e dimë që nuk janë aty për asistencën sociale. Puonjësit futen në grevë dhe i kërkojën shtetit që të mbajnë si trashëgimi, nuk jemi më në komunizëm që kur i ndjeri babai juaj e shëmbi komunizimin. Mbase dhe ju më ndihmoni mua që ato të ndalin grevën. Kjo qeveri nuk bashkëpunon nën presion. Nuk ia lejojmë vetes që të krijohet precedenti që të jesh i pakënaqur nga punëdhënësi, të futen në grevë dhe të kërkojnë. Përfitoj nga rasti që t’ju ftoj dhe ju që zonjat ta mbyllin grevën. Është parimore, nuk lëviz dot nga linja parimore. Jo se nuk dua por nuk mundem. Kanë provuar edhe të tjerë më parë që këtë shumicë ta kërcënojnë me presion. Nuk fuksionion. Ilir Mera mendon që kjo funksionin. Pse u fut Azem Hajdari në grevë urie…? Për t’u dëgjuar! Jo për të vdekur. Jo për të dërguar një ultimatum, përndryshe nuk nuk dalim që këtu veçse të vdekur. Zv.ministri i Energjisë ka qënë vijimësisht atje më parë. Kemi dëgjuar nga larg. Jemi gati të ulemi. Me presione nuk fuksionon. Është e pamundur. Funksionon dot kështu një familje. Jo! Çështja është jo që po vidhet nafta, por që nuk po përpunohet. Nuk prodhohen dot as të ardhurat për të paguar punëtorët. Kjo zgjidhet në dy rrugë; me arsye dhe të vazhdojmë që të gjejmë investitorë që të marrin përsipër këtë gjë. Nuk është pronë e shtetit. E ka një bankë dhe grupe që ikin dhe vijnë.
    • 14:37

      Rama tregon “PLANIN” e Bashës për të ardhur në pushtet: Pret të vdes unë e të bëhet kryeministër, deri atëherë bën hajgare me artimetikën

      Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta nuk ka vlerësim për deputetët e Kuvendit, ndërsa për Bashën shtoi se “pret që të vijë në pushtet përmes biologjisë”.

      PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

      Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka ilegjimitet për të bërë punën e tij. Sipas Metës, iu që jeni këtu iu kam sjellë unë me Taulant Ballën dhe disa alienë. Iu kemi gjetur në hënë, në Mars dhe në Jupiter. Në fakt jo, gjithë që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit. Ata kanë firmosur për ju. Madje për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Tani Meta thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje, ju jeni aksidentent i dobishëm. Keni arritur të bëni ata që nuk do bënim dot po të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre. Luli pret që biologjia të kryejë rrotacionit. Unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër. Stragjegjia është prit biologjinë, ndërkohë bën hajgare me aritmetikën. Se e tha sot e dëgjuat? 60-15 bëjnë 50. 
    • 14:36

      Hajdari sjell çështjen e naftëtarëve në Kuvend, deputetja: Lekët e naftës dhe të pagave po vidhen

      Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend ka përmendur gratë naftëtare të Ballshit të cilat janë të ngujuara prej ditësh. Ajo u shpreh se ato kanë kërkesat më minimale, pasi kërkojnë pagat për të cilat kanë punuar.

      Më tej Hajdari deklaroi se nafta po vidhet e po shërben si mjet pasurimi për deputetët.

      Rudina Hajdari: ‘Gratë naftëtare kanë kërkesën më minimaliste në botë. Duan të sigurojnë pagat e tyre, gjërat që i nevojitet për të mbijetuar. Specialistët më treguan se uzina është shumë fitimprurëse. Nafta po vidhet. Lekët e naftës, e pagave vidhen. Nuk e di a ka akt më të turpshëm sesa kjo, të grabisësh bukën e gojës. Nuk është vetëm ky qëllimi, do mundohem sa të mundem për ta, për zgjidhjen e problemit, që kjo mos të përsëritet më kurrë. Nafta nuk mund të shërbejë si mjet pasurimi. Duhet marrë fund, ata që e kanë shkaktuar duhet të dalin para drejtësisë. Sot keni votuar për dekretin e presidentit, duke vazhduar dhe një herë për të drejtën për të përzgjedhur deputetët që duhet të jenë në këtë sallë. Keni frikë nga naftëtarët, bizneset e vogla, puntorët, fermerët. Koha juaj do mbarojë. Vota juaj u bë pjesë e Kodit Zgjedhor. Do humbisni, për këtë jam i sigurtë. Ajo që do ndodhë hap më pas është që ne do fillojmë në reformë në shtet. E drejta fiton dhe ne do ja dalim.

      Ditën e sotme deputetja Hajdari ishte e pranishme në ambientet e uzinës së Ballshit, aty ka pa nga afër gjendjen e rëndë të grave të cilat janë në ditën e 15-të të grevës së urisë.

    • 14:25

      Meta reagon pas rrëzimit të dekretit: Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Më ndiqni

      Presidenti Meta ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku u rrëzua dekreti i tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

      Meta shprehet se nuk është surprizuar fare nga votimi në Kuvend, dhe shprehet se gjithë këtë situatë do ta marrë me qetësi dhe me dashuri.

      ‘Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!’.
    • 13:47

      FOTO/ Paradë mode dhe maskash, momentet më pikante nga "sfilata" e luksit sot e ligjvënësve në Kuvend

      Momente pikante vijnë nga seanca e sotme plenare, ku para nisjes së bisedimeve në Kuvend, ligjvënësit ka pozuar me maska para aparatit të LSA por edhe paparacëve të tjerë që raportojnë nga Kuvendi. Siç shihet edhe në foto, socialistë por edhe opozita parlamentare, parësore kanë pamjen e jashtme. Ministra, deputetë e këshillarë, pasuruan me ngjyra edhe këtë të enjte të mbushur me debate.

    • 13:35

      Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor

      Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Parlamenti rrëzoi me mbi 96 vota dekretin e Presidentit.

      Ky vendim i Kuvendit u mor një kohë kur Komisioni i Venecias vendosi të shqyrtojë ndryshimet në ligjin zgjedhor.

       

    • 13:22

      ‘I miri i partisë’/ Deputeti socialist lavdëron Bashën, nuk kursehet: Ai se ka hequr maskën në asnjë moment, të hedhim një sy dhe nga ai…

      Deputeti i Partisë Socialiste Ilirjan Pendavinji gjatë fjalës së tij në kuvend ditën e sotme ka lavdëruar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Deputeti tha se Basha e ka mbajtur maskën gjatë gjithë kohës e se atij i duhen dhënë meritat që duhen.

      ‘Duhet të hedhim një sy dhe nga Lul Basha, se ai mund të ketë mendime të ndryshëm por nuk e ka mohuar ekzistencën e virusit. Për ti dhënë atë që meriton atij njeriu që nuk e hoqi maskën që kur u bë detyrim ligjor’.

    • 13:09

      “Infektohej vetëm një njeri në ditë”/ Ku jeton ministrja e Shëndetësisë? Manastirliu lëshon “PERLËN”, harron qindra infektimet në fasoneri dhe call-centre

      Ogerta Manastirliu

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lëshuar “PERLËN” nga Kuvendi i Shqipërisë. Teksa po replikonte me deputetin Ralf Gjoni për çështjen e sigurimit të vaksinës, ajo përmendi edhe akuzat e bëra nga opozita për menaxhimin e pandemisë në vend.  Në fjalën e saj, ministrja tha se opozita kërkonte tesime, ndërkohë që Shqipëria ishte në shtetrrethim. Sipas ministres, gjatë kohës që gjithë njerëzit ishin të izoluar, infektohej vetëm një person në ditë.  

      Njerëzit duhet të dëgjojnë faktet. Pse në fazën e parë të pandemisë, bënim teste. Ju thoshit pse nuk ka teste, por ç’të bënim teste për një person të infektuar?,”-tha ministrja. 

      Nuk dimë të themi se ku jetonte ministrja gjatë kohës së shtetrrethimit, por nëse do të jetonte në Shqipëri do të mbante mend infektimet në masë nëpër Call-Centre dhe fasoneritë, sidomos në Krujë. Gjithashtu 493 viktima dhe mbi 20 mijë të infektuar nuk kanë ndodhur brenda 6 muajsh pas hapjen. Tani ose Ministria i ka manipuluar shifrat në atë kohë, dhe tani nuk mban mend gënjeshtrën, ose…

    • 13:01

      "Na hëngsh atë që s'thuhet"/ Halit Valteri tërbohet me Ralf Gjonin, deputeti s'pranon pandeminë: Mos blini vaksina!  (REPLIKAT)

      Debati në Kuvend ka kaluar në replika banale mes deputetëve të opozitës parlamentare. Shkak u bë deklarata e deputetit Ralf Gjoni i cili tha se qeveria nuk duhet të blejë që tani vaksinën kundër COVID-19, në kohën që ende vaksina nuk ka dalë. Kjo deklaratë e Gjonit, ka acaruar Halit Valterin, i cili tha se ata që dalin kundër mjekëve dhe COVID-19, “ti hanë atë që s’thuhet”. 

      REPLIKAT NË KUVEND:

      RALF GJONI: Ju keni sjell në Kuvend ratifikimin e një marrëveshje mes Shqipërisë dhe një alence e quajtur Gavi. Hera e parë që e dëgjoj. Aleanca është e Bill Gates, e një prej njerëzve më të pasur në botë. Përmes iniciativës kovac, po mundohet të grumbullojë 2 miliardë dollarë për të blerë doza vaksine kundër covid që ti shpërndajë në vende të varfra, të një vaksine që nuk ka garanci nëse ka efikasitet që mund të mundë virusin

      Pse na i sillni në parlament zonja ministre. Pse nuk jepni lekët, shkoni jepjani aleancës Gavi…mbani opsionet e hapura. Organizata e shëndetësisë, drejtohet nga një humbacak, nga njerëzit më të dyshimtë në sinjalizmin e vendeve anëtarë të OBSH për vendet me COVID.

      OBSH është bërë problem, pasi është kërkuar një ri. Organizatë dështake, mban përgjegjësi për përhapjen e panedmisë, ku ishte ajo në janar? Si ka mundësi që Franca, një zyrtar i saj, para 1 muaji u shpreh se nuk do blinin vaksina. Cfarë po përgatisim që të fusim në gjakun e shqiptarëve? Vaksina më efikase duhet të ruhet në kushte frigoriferike, në -70 gradë, Shqipëria nuk i ka këto kushte.

      HALIT VALTERI: Po dëgjojmë nga kjo foltore shumë njerëz që po tallen me këtë flamë, ku ne kemi humbur familjar, të afërm, shokë dhe miq. Sot e kësaj dite në Sanatorium vuaajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për gjithçka që bëni, dhe faleminderit për gjithë mjekët, faleminderit që rrezikoni jetët tona që të shpëtoni jetën tonë. Nuk ka vend ky parlament për të disinformuar opinionin public. Askush nuk ka fytyrë të vijë këtu dhe të thotë që s’ka CoviD. Mjekët, spitalet dhe Ministria kanë nevojë për mbështetjen tonë, ndaj mos hani kot atë që s’thuhet.

    • 12:55

      VIDEO-E TURPSHME/ “Ke qenë polic, ngele polic”, Sandër Lleshaj fyen trupën e Policisë së Shtetit, Murrizi e nxjerr nga “shinat”: Mbete polic…

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ofenduar sot trupën policore të Policisë së Shtetit, e cila drejtohet prej tij. Teksa po replikonte me deputetin Myslym Murrizi, i cili e etiketoi Murrizin si “polic”.

      Etiketimi i pavend i ministrit, ndaj një deputeti për të cilin mund të ketë një mendim çfarëdo, por duke përdorur termin “polic” është i turpshëm. E pakta, që duhet të bëjë Lleshaj është t’i kërkojë ndjesë ekipit prej më shumë se 10 mijë efektivë në Policinë e Shtetit dhe më pas të moderojë fjalorin me kundërshtarët politikë.

      ‘Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, polic ke qenë dhe polic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë policisë, je polic, ke qenë polic, dhe ke dështuar në Policinë Financiare, harroje intimidimin ndaj policisë, zbato ligjin se përballë ligjit je askushi. Po rri mor ti, mos u mundo të trashësh zërin, se e ke të vështirë me mua, ti nuk e di se nga jam unë more,’– u shpreh Sandër Lleshaj, duke trashur zërin e tij të hollë.

    • 12:45

      PËRPLASJA GJONI-MANASTIRLIU/ ‘Franca s’do marrë vaksinë nga COVAC, pse ne po? Ministrja: S’do marrim çfarë lë Gjermania. “Harron” të vdekurit gjatë shtetrrethimit: Ishte një i infektuar në ditë

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është përplasur me deputetin Ralf Gjoni lidhur pandeminë e koronavirusit në vend. Në fjalën e tij, deputeti e ka pyetur përse Shqipëria do të blejë doza nga COVAC, në një kohë kur Franca ka deklaruar se nuk do japë paratë tek ta. Manastirliu është përgjigjur se me paratë që po jep, Shqipëria po siguron paraprakisht vaksinat në mënyrë që të mos marrë ato të kompanive që nuk u beson Gjermania dhe Franca. Më pas ajo ka vijuar me adresimet ndaj sulmet politike nga opozita e cila kërkon testime në masë. Për deklaratat e tyre, Manastirliu tha se të njëjtën gjë kërkonin edhe kur vendi ishte në shtetrrethim, kur infektohej një person në ditë.

      PJESË NGA DEBATI:

      Ralf Gjoni: Nuk kam interes që të bëj politikë. Nuk kam axhendë politike. Unë ngre pyetje. Bëra një pyetje si një person që e kam kaluar COVID-in. Është e turpshme që keqinterpretoni fjalën tim. Jam shumë mirënjohës. I jam mirënjohës edhe ministres. Vende si Franca kanë pikëpyetje për efikasitetin e OKB. Unë kam të drejtë të them që prioritet nuk duhet të jetë të hedhim lekë për vaksina por të blejmë teste. Sot shumë njerëz testohen në privat. Ju nuk doni debat, doni t’i kaloni gjërat fët e fët. Kam një pyetje: A është e vërtetë që Franca ka qënë që nuk do të blejmë doza për tek COVAC?

      Ministrja Manastirliu: I nderuar zoti Gjoni, ashtu si doktor Pedro thotë që në këto kohë është treguar mungesë respekti. Nuk mund të bëhet pandemia çështje politike. Franca ka 66.9 mln banorë. Ashtu si Gjermania mund të negociojnë direkt me të gjitha kompanitë dhe aksesin ta kenë më të madh. Instrumenti bën që vendet ta marrim vaksinën. Nuk do të marrim ne një vaksinë që nuk e merr Gjermania dhe Franca. Nuk marrim vaksinë të pasigurtë. Shqipëria do të jetë e barabartë me shumë vende të tjera. Kur marrim një vendim kemi gjithmonë anti-podin e vendimit tjetër. Pandemia duhet të na bëjë bashkë. Sepse ndryshe humbet vlera e shkencës dhe autoriteteve shëndetësore. Njerëzit duhet të dëgjojnë faktet. Pse në fazën e parë të pandemisë, bënim teste. Ju thoshit pse nuk ka teste, por ç’të bënim teste për një person të infektuar? Vende si Gjermania tha që ka humbur gjurmimi, ndaj duhet filluar me izolimin. Nuk duhet ping-pong politik. Hajde të flasim dhe të informojnë. Jam e bindur që jam shumë konstruktiv po të doni. Por jo të thoni që nuk është vaksina që do marrë Franca. Pagesa që bëjmë ne, është parapagim për të siguruar aksesin e sigurt. Nuk do të jemi ndryshe nga vendet e tjera.

    • 11:17

      Operacioni i shpëtimit të 4 të miturve nga Siria, ministri Lleshaj lëshon ‘perlën’: I shkëputëm nga kthetrat 4 terroristë të ardhshëm, të rriturit do përballen me drejtësinë

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me operacionin e shpëtimit të katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi në Siri. Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Lleshaj tha se kishin shpëtuar 4 të mitur që mund të ktheheshin në terrorista të ardhshëm.

      “Më 27 tetor policia finalizoi shpëtimin e 4 fëmijëve të tjerë. Provë e përkushtimit të Policisë së Shtetit. U shkëputën nga kthetrat 4 viktima por ndoshta edhe 4 terroristë të ardhshëm. Garantoj se do të vijojë punë për shtëpimin e fëmijëve të tjerë. Personat e rritur do përballen me drejtësin,”-u shpreh Lleshaj.

    • 11:11

      Manastirliu: Nëse kemi mbingarkesë në spitalet COVID, do të zgjedhim se cili pacient do të trajtohet i pari nga mjekët (DEKLARATA)

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga Kuvendi foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

      “Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari.Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi.” tha ministrja.

    • 11:06

      PLAS KEQ në Kuvend, ministri Lleshaj përplaset me Murrizin: Mos ma trash zërin mua! Ik more…e di ti nga jam unë?

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përplasur në Kuvend me deputetin Myslim Murrizi. Lleshaj i ka kërkuar deputetit që të qëndrojë larg Policisë së Shtetit, duke i përmendur edhe karrierën e tij në institucion. Më pas debati me tyre ka degraduar deri në ofendime personale, por është ndërprerë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i ka kujtuar kohën në foltore. 

      Policia nuk ka asnjë objekt që të merret me deputetët. Deputetët janë të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi nëse shkelin ligjin. Nuk ke shans të fitosh pikë përballë Policisë dhe ligjit. S’dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qënë dhe polic ke mbetur akoma. Nuk fiton pikë përballë me Policinë. Je polic dhe ke dështuar në policinë financiare. Harroje intimidimin ndaj Policisë dhe zbato ligjin sepse je askushi. Rri mo ti… Mos u përpiq që të trashësh zërin se e ke të vështirë organikisht. Ti se di nga jam unë njëherë…,”-tha Lleshaj.

    • 11:05

      Murrizi i drejtohet Lleshajt: Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show, jeni shumë të vegjël për dërdëllisje

      Murrizi: Dy fjalë për ministrin e Brendshëm. Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si spata pa bisht, njëri që donte të hiqte xhamat e makinave në oborr të kuvendit, tjetri që bëntë videoklip duke gjëmuar makinën e Kodhelit gjasme nuk kishte rrip, dhe akti i turpshëm i juaji i ministrisë ishte ndëshkimi i prurjes së policisë si në kohë të munizmit para deputeteve, jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti si shoferi i Eskobarit.

      vijon…

    • 10:48

      Valteri: S’dua të zihem me Ben Ahmetaj, po ai as që ia ka idenë se sa banorë janë në qiell të hapur! Dil në terren dhe shikoje

      Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti Halit Valteri mori fjalën për herë të dytë pasi ministrit Ahmetaj duke i thënë se në Tiranë merret leje për të ndërtuar një kat dhe pas disa kohësh shihet që po ngrihet kulla e 13-të, ndërkohë që puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti nuk ka nisur. Më tej deputeti shprehet se ai nuk ka ardhur për shoë në kuvend por për të kërkuar llogari për strehimin e shqiptarëve.

      ‘ Ju falenderoj. Folët për shpërndarje buxheti, për projekte, thatë se sot keni filluar, shikohet se në Tiranë merret leje dhe në disa muaj e shikon kullën në kat të 13 ndërsa ne për 1 vit jemi akoma të projekti 3 D. Asnjë nga shtëpitë nuk është ndërtuar. Më shumë kanë ndërtuar Elvis Naçi, Ahmet Kalaja dhe Arbër Hajdari se sa qeveria me 1.2 miliardë dollarë. Ju nuk e dini se sa pallate sot janë në gjendje të pabanueshme. Në Durrës janë 3 mijë e 300 banesa të pabanueshme, kjo shifër nuk ka ndryshuar që sot e 1 vit me parë. Në Tiranë e në Lezhë po ashtu, bilanci është i njëjtë. Ma jepni mua se i ndërtoj unë se ju nuk po i ndërtoni dot, të tjerët po ndërtojnë shtëpi me para borxh dhe ju nuk po i bëni dot. Ai me siguri nuk e di shifrën se ata që ja cojnë nuk ja cojnë të sakta. Nuk po vij këtu të bëj show, as të zihem me ben Ahmetaj po vij që tju them dilni rrugëv dhe shihni cfarë hallesh kanë njerëzit. Ju keni ngatërruar detyrat, në vend që ti shërbeni shqiptarëve keni detyrë ti zhvasni.’- tha deputeti.

    • 10:41

      Rindërtimi/ Ministri Ahmetaj FTESË zyrtare deputetit të opozitës: Eja me mua për inspektim, na thoni edhe ndonjë fjalë të mirë se…

      Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin Halit Valteri që ta shoqërojë gjatë inspektimeve në godinat që por rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Ahmetaj gjithashtu ka treguar se shpesh herë e ka gjetur edhe në terren deputetin duke inspektuar vetë.

      I vlerësoj pyetjet po iu them që shifrat e mia janë të sakta. Kur unë të shkoj për inspektim dhe të vini me mua, të mos i shikoni nga Tv. Iu kam gjetur që po inspektonit edhe vetë. Aty ku ka pasur progres iu lutem pranojeni. Thanë së shkolla “Sami Frashëri” do të bëhej në Paskuqan, ka shumë të pavërteta. Po iu them që vetëm në Shijak deri në 31 dhjetor do të mbarojnë 300 banesa. Pak a shumë aq do të kemi edhe në Tiranë. Na thoni edhe ndonjë fjalë të mirë aty ku meritohet,”-tha ministri.

    • 10:34

      Pyetjet e Valterit, ministri Ahmetaj i përgjigjet nga foltorja, pranon gabimet: S’po them që gjërat po bëhen përfekte, por me përgjegjshmëri.

      Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje pyetjeve të ngritura nga deputeti Halit Valteri lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se kishte nisur puna dhe do të përfundonte në kohë rekord, duke përmendur edhe vendin fqinjë të Italisë, që sipas tij edhe pas një dekade nuk ka përfunduar procesin e rindërimit.  Megjithatë Ahmetaj, i siguroi të gjithë deputetët se puna po vijon dhe se po bëhet me “zemër” edhe pse gjithçka mund të mos jetë perfekte.

      “Jam në dispozicion edhe jashtë këtyre mureve. Italia ka 4-10 vjet vonesa për procesin e rindërtimit. Ka filluar nga vlerësimi dhe më pas ka vijuar në detaje shkollë për shkollë. Kemi një proces që na jep mundësinë që 4 programet, ku reverohem granteve, sot kemi filluar. Shteti ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë nga e para. Është unikë sepse shumë pak vende në botë kanë një program kaq social. Italia rëndom jep për banorët e dëmtuar jep kredi të buta. Ne hoqëm dorë nga kjo formulë. Shtetit ka marrë në dorë ndërtimin. Na thanë që si ka mundësi që jeni kaq socialistë? Jepini me qera, pa të drejtë t’i shesin. Jo! Pronat do të shkojnë tek qytetarët. Nuk ishte fatkeqësi që erdhi për shkakun tuaj, timin apo të qeverisë. Shumë pak kush ose askush më mirë nuk ka arritur që ta parashikojë. Nuk po them që gjërat po bëhen përfekte por me përgjegjshmëri. Sot janë alokuar 34 mld lekë. Viti 2020 ka 34 mld, ndërsa vitin tjetër kemi 28 mln lekë dhe më pas në vitin 2022 në rast se ngelet ndonjë gjë, janë caktuar 6 mld lekë,”-tha Ahmetaj.

    • 10:19

      ‘Sa seriozë jeni ju?’/ Halit Valteri nga Kuvendi: Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi katastrofik, qeveria u tregua arrogante. Kryeminstër sa familje jetojnë në çadra sot?

      Deputeti Halit Valeri teksa ishte duke folur në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar informacione në lidhje me rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti i ndodhur gati një vit më parë në Thumanë të Durrësit, që preku dhe zonat përqark, madje shkaktoi dëme dhe në Tiranë.

      Valteri u shpreh se e keqja nuk ka kaluar pasi qytetarët ende po vuajnë pasojat.

      Bilanci i tërmetit të 26 nëntorit ishte katastrofik tha Valteri duke shtuar se familjet tashmë po jetojnë në çadra, e së shqiptarët duan ndihmë dhe zgjidhje sa më parë.

      ‘U mendua se më e keqja kaloi nga tërmeti, fatmmirësht pa pasoja në njejrëz. Mëngjesin e 26 nëntorit vilncai rezukltoi katastrofik. Solidariteti duhet të kishte qënë maksimal, por qeveria u përball me arrogancën. Zoti kryeministër, sa familje po jetonë në cadra? Sa pallate do të ndërtohen në thumanë, kombinat? Vende të ndryshme u solidrizuan me shqipërinë, u mblodhën 1. 2 miliard dollarë. Shqiptarët duan ndihmë , a ka fajtorë, kush është përgjgjësi për viktimat e tre oallatëve të thumanës që duhen të ishin shpallur të pabanuesëhm pas tërmetit. sa seriozë jeni ju?- u shpreh Valteri.

    • 10:13

      ‘Nuk ka COVID, është grip stinor’/ Kujtim Gjuzi kapet me Milva Ekonomin: Zoti “ndihmon” ministrat kur kanë interpelancë me mua, infektohen…


      Deputeti Kujtim Gjuzi ka hapur me një kërkesë seancën e sotmë në Kuvend duke bërë një thirrje për interpelancë me dy prej ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Gjuzi kërkoi informacione nga ministrja Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, ndërkohë që foli edhe për koronavirusin, gjë që i shkaktoi përplasje me deputeten Milva Ekonomi.

      “Kam kërkuar interpelancë për ministren e Drejtësisë dhe të ministrit të Brendshëm. Ministri Lleshaj dha se nuk më jep informacion, megjithatë e lë këtë nën kujdestarinë e tij për këtë informacion. Unë dua informacion si deputeti i prefekturës së Durrësit. Kam kërkesë për interpelancat e jashtëzakonshme. Por kur duhet të vijnë tek unë, Zoti “i ndihmon ministrat” që të infektohet me gripin stinor. Nuk ka COVID, është grip stinor. Zonja Konomi nuk ulëm unë. E di ti se kemi qënë në Këshill Bashkiak bashkë,“-tha Gjuzi.

    Një Koment në “Kuvendi kalon Kodin Zgjedhor/ Rama: Opozita parlamentare, aksident i dobishëm. Venecian e mirëpresim! Basha pret që unë të vdes që të marrë pushtetin (ZHVILLIMET)

    1. O misis shendetsia….ju bashke ne KM na dolet ne konkluzion qe e oontrolluat situaten, po te mos ishit juve do kishim vdekur- deklaruat arehere. Tani po na dilni me deklarate ts forte se do perzgjidhni pacientet nese tejmbushen spitalet covid…po mire moj zzznnjj shendetsia: oo spitalet e qarqeve perse i keni…? Apo duhet ta monopolizoni dhe situaten me covid… sduhet ta dime te verteten….? Por e vereteta del…doli.mjeku i durresit dhe tha qe i keni dhene 15 tampone per gjithe qytetin bashke me rrethinat…atehede ngrihet pyetja.. nga dalin kjo shifer 25 kur ju jepni vetwn 15 tampone…? Apo fusni panik….po ju zonja ministre jeni ne panik?

    Shto Koment