Politike

“Kërkesa e Metës ishte e qëllimshme dhe e rrezikshme“/Gjiknuri: Nëse do prisnim Opinionin e ‘Venecias’ nuk do kishim

29 Tetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
“Kërkesa e Metës ishte e qëllimshme dhe e

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste -së Damian Gjiknuri, ka thënë se nëse PaSdo të priste Opinionin e Venecias, nuk do të kishim një Kod Zgjedhor deri në janar ose shkurt. I ftuar në emisionin “Real Story” ai është shprehur ndër të tjera se nëse çështja do të kalohej në janar ose në shkur vendi do të hynte në një krizë politike.

Deputeti i PS-së ka thënë se kërkesa në Venecia nga ana e Presidentit ishte e qëllimshme dhe e rrezikshme.

“Ne do të prisnim Opinionin e Venecias, nuk do kishim Kod Zgjedhor deri në janar ose shkurt. Kështu, çështja do të transferohej në janar ose shkurt, e vendi do të hynte në krizë kushtetutese dhe politike . Kjo ishte një lojë shumë e rrezikshme e PD-së, për të mos lejuar hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Shqipëria kurrë nuk do të duhej të shkonte në krizë. Do të shkohej në qeveri teknike dhe në marrëveshje mbarë-politike e do të ishte një marrëveshje e stimuluar, me ato kushte që ka vënë gjithmonë PD dhe LSI. Nëse do të hapeshin këta spirale të tilla, kriza do të ishte e madhe. Kur të vijë opinioni i Komisionit të Venecias, do të shikojmë çfarë do të bëhet. Asnjë zë europian nuk ka thënë se nuk do hapen negociatat për shkak të kësaj. Ndërkombëtarët kanë thënë se parlamenti është legjitim. Sa i përket koalicioneve, asnjë vend i BE nuk i ka koalicionet siç dëshiron opozita. Kërkesa në Venecia nga presidenti  qëllimshme dhe e rrezikshme, mund të destabilizojë vendin. E gjitha është politike, aktorët politikë lëvizin sipas interesave të veta politike“- tha Gjiknuri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll