Art&Argëtim

29 Tetor 2020, 20:55 Nga DOSJA

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet, vetëm pak momente pas vdekjes së kompozitorit të shquar Avni Mula. Teksa publikon disa foto me të ndjerin, Veliaj shkruan se është trishtuar shumë kur mësoi humbjen e një prej pasurive më të mëdha njerëzore dhe artistike të vendit tonë.

“Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat,”– shkruan Veliaj.

Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë me dije nga e bija e kompozitorit, sopranoja Inva Mula.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture erion veliaj nderron jete avni mula erion veliaj nderron jete avni mula

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Tetor 2020, 18:44

Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre. Shkencëta...