Art&Argëtim

Balerini i “Dancing With The Stars Albania” në një lidhje me ish-bashkëshorten e aktorit italian Raoul Bova

29 Tetor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Balerini i “Dancing With The Stars Albania” në një lidhje

TIRANࣿË- Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur shqiptar “Dancing With The Stars Albania”, Andrea Evangelista. Ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, i cili ka folur për marrëdhënien e tyre të dashurisë, nga fillimi i njohjes e deri në marrëdhënien aktuale që kanë tani.

“Ka qenë gjithmon një shoqëri e bukur mes nesh. Por në fund, pas izolimit, jemi kontaktuar pak më shpesh, dhe nga aty lindi kjo që kemi sot. Një marrëdhënie shumë e bukur. “- është shprehur Evangelista.

Çifti nuk po e shijojnë shumë jetën e tyre private siç ata duan për shkak të mediave të ndryshme të cilët duan që ti kenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës.

Balerini shqiptar është pyetur nga moderatorja Evi Reçi për ndërlikimin e jetës së tyre sentimentale i cili është përgjigjur:

“Shiko, të të them të vërtetën. Nuk më ka bezdisur tepër në sensin që, kur gjërat bëhen në mënyrë transparente dhe pa asnjë problem, nuk shoh ku mund të ketë bezdi. Me të, cdo gjë ka qenë e qartë. Secili mendon për jetën respektive, por s’do të thotë që s’mund të shkojë drej një rruge të re dhe të përbashkët. Nuk mendoj se për të ka probleme, për këtë çështje jemi dakord.”- është shprehur Andrea.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz andrea evangelista chiara giordano andrea evangelista chiara giordano

Sondazh

Poll