Art&Argëtim

Ndikimi oriental në veshjen e qytetarëve katolikë në Shkodër e Prizren

29 Tetor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Ndikimi oriental në veshjen e qytetarëve katolikë në

Kjo foto e realizuar nga Foto Kel Marubi dhe e perdorur per kartoline në vitin 1918 është shtypur në “Dritëshkronjën Marubi” në Shkodër. Kostumi përdorej përdorur nga zejtarët e besimit katolik të qytetit të Shkodrës dhe të Prizrenit, që nga mesi i shek. XIX deri ne vitet ‘ 20 të shekullit të kaluar. Kjo veshje ishte e modës orientale e huazuar nga shallvaret orientale, shumë të fryra me ngjyrë të zezë. Katolikët e kishin adoptuar veshjen me benevrekë të zinj të gjatë deri në gju nga Venediku me një ndikim të theksuar nga stili oriental.

Benevrekët bëheshin nga cope e zezë e importuar (faqell i zi), ose prej pëlhure pambuku të punuar në vend. Ata priteshin e qepeshin te terzinjtë e pazarit. Mënyra e prerjes ishte e tille që bënte të krijoheshin sa më shumë pala, me një gjërësi uniforme nga mesi e deri poshte gjurit. Ne dy anat, mes palave kishte dy xhepa, ndërsa ne brez në palën e qepur mbaheshin me nje ushkur mëndafshi 4-5 cm të gjërë.

Në këmbë, pak më poshtë gjurit, ato lidheshin me një lidhëse të qëndisur me shirita mëndafshi të zi, rreth 3 cm te gjere, se bashku me corapet e bardha prej pambuku ose leshi. Duheshin 12 deri ne 15 metër faqell per nje pale. Ne mes burrat mbështillnin një brez mëndafshi me vija, me ngjyra të ndryshme ose odali (me katrorë), ku dominonin ngjyra e bardhe, e kuqe dhe blu.

Fesi “Tonuz” ishte karakteristike e shtresave te pasura e te mesme qytetare, kurse ato me modestet perdorinin fesin e zi ose te kuq me forme konike. Punuar me material shajaku, dhe në majë të tij kapej një xhufkë me ngjyrë blu që varej deri mbi shpatulla. Fisi ishte me ngjyrë të kuqe te errët.

Përpunuar me ngjyra per dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur prizeren shkoder prizeren shkoder

Sondazh

Poll