Art&Argëtim

Pas suksesit të filmit “La casa de Papel”, zbulohet kuptimi i emrit të Profesorit

29 Tetor 2020, 14:33 Nga DOSJA
Pas suksesit të filmit “La casa de Papel”, zbulohet kuptimi i

SHBA- Filmi “La casa de Papel” është një ndër serialet më të pëlqyera dhe të shikuara në të gjithë botën ku çdo personazh kishte emrin e një qyteti, por le të ndalemi pak tek Profesori (i luajtur nga Alvaro Morte) i cili paska një kuptim të veçantë të emrit të tij të cilit ne nuk ja dinim.

Alvaro Morte-s, i njohur si Sergio Marquina (Profesori) ka një emër qyteti, i cili u shpreh për portalin e njohur Rappler:

“Koncepti që ky qytet përfaqëson i përshtatet Profesorit [si karakter], por duhet të heqim përbërësit fetarë. Mendoj se do të quhej Vatican City. Vatikani është një qytet-shtet. Shumë i vogël. Por ashtu si Profesori, është gjithnjë i mbrojtur dhe në të njëjtën kohë, ka fuqi në mbarë botën.”

Para se të niste seriali, për emrat e personazheve kishin vendosur që tu vinin emra planetesh, por kjo ide u hodh poshtë, për arsye se kjo ide erdhi krejt papritur kur një ditë, krijuesi Álex Pina mbante veshur një bluzë ku shkruhej Tokyo dhe kaq ju desh të gjithëve për të vendosur emrat e personazheve.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz “la casa de papel” “la casa de papel”

Sondazh

Poll