Art&Argëtim

“Rrugëtimi im ka përfunduar”, Shqipe Hysenaj jep lajmin pas përjashtimit të saj në ‘Përputhen’

29 Tetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
“Rrugëtimi im ka përfunduar”, Shqipe Hysenaj jep lajmin

TIRANË– Për shkak të debatit të ndodhur para një jave në emisionin “Përputhen”, produksioni ka vendosur që të përjashtojë nga emisioni konkurenten Shqipe.

Kjo pasi ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët. Në hyrje të programit Bora Zemani deklaroi se si produksioni kanë vendosur ta përjashtojë konkurenten deri në një afat të pacaktuar nga programi.

Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, jo vetëm nga publiku por dhe logos që përfaqësojmë. Ne kurrsesi nuk bëhemi palë e thirrjeve homofobe dhe bullizuese. Ajo ka shfaqur sjellje të papërshtatshme. Top Channel do të mbrojë këdo. Ne kemi vendosur që përjashtojmë Shqipen në një afat të pacaktuar nga programi‘- është shprehur moderatorja.

Së fundmi, konkurentja e “Përputhen”, Shqipja ka postuar ditën e sotme në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një foto të saj nga studioja e emisionit e cila shihet duke qeshur duke e shoqëruar këtë gjë edhe me një mbishkrim e cila lajmëron se rrugëtimi i saj në “Përputhen” ka përfunduar.

“Rrugëtimi im në Përputhen ka përfunduar që në momentin që nxorra këmb nga ajo studio… Prandaj ju lutem nqs jeni duke më pritur të shfaqem në emission mos e çoni kohën dëm për mua… Për çdo të re.., do jeni të parët që do informoj. Faleminderit për suportin”– këto ishin fjalët e Shqipes në postimin e saj.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz emisioni perputhen perjashtohet shqipja emisioni perputhen perjashtohet shqipja

Sondazh

Poll