Art&Argëtim

I veshur si polic, 45-vjeçari shoqëron deri në shtëpi Era Istrefin, këngëtarja e beson. Çfarë u mësua nga hetimet…?

29 Tetor 2020, 14:11 Nga DOSJA
I veshur si polic, 45-vjeçari shoqëron deri në shtëpi Era

ANGLI- Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, së fundmi ka rënë pre e një mashtrimi, ku gazeta “Reportori” ka mësuar se një 45-vjeçar është shtirur para këngëtares si polic, teksa nuk punonte si i tillë.

Sipas gazetës ngjarja ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00, ku personi që është shtirur si polic e ka ndaluar këngëtaren në rrugë duke e përcjellur atë deri në lagjen “Marigona Residence”, i cili më pas është larguar duke mos lënë asnjë gjurmë, por nuk ka shkuar gjatë sepse ditën e djeshme policia ka arritur ta arrestojë atë.

Mësohet se personi i arrestuar, që ka mashtruar Erën, quhet Bujar Shala, dhe këngëtarja akoma nuk ka reaguar për këtë ngjarje të lidhur me të.

Ju bëjmë me dije se para 1 jave, përmes rrjeteve sociale Era njoftoi se ishte bërë rezidente në Britaninë e Madhe.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz era istrefi era istrefi bie pre e nje mashtrimi era istrefi era istrefi bie pre e nje mashtrimi

Sondazh

Poll