Art&Argëtim

Vdes në moshën 49-vjeçare ish-Miss Amerika e vitit 1993

29 Tetor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Vdes në moshën 49-vjeçare ish-Miss Amerika e vitit 1993

SHBA- Ish-Miss Amerika e vitit 1993, Leanza Cornett ka humbur jetën në moshën 49 vjecare. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë kompeticioni i “Miss Amerika” në një postim në faqen zyrtare. Vdekja e ish-modeles ende nuk është zbardhur nga organet kompetente por mendohet se ajo vdiq për shkak të një dëmtimi që pësoi në kokë gjatë një aksidenti në 12 tetor.

Njoftimi i Miss Amerika në lidhje me vdekjen e ish-modeles:

 “Është shumë e dhimbshme që kompeticioni ‘Miss Amerika’ po transmeton lajmin për vdekjen e ‘Miss Amerika’ dhe mikes tonë të dashur, Leanza Cornett. Leanza kishte një shpirt të ndritshëm e të bukur dhe ishte e mahnitshme. Ju e dini që ajo kishte vlerë të shumë njerëz, e po ashtu edhe tek ju. Ne jemi të tmerruar nga kjo humbje e papritur në familjen e kompeticionit tonë ‘Miss America’ dhe ndihemi shumë keq për familjen dhe miqtë e saj” .

Leanza Cornett ka fituar tre çmime kombëtare bukurie ku në vitin 1991 ajo fitoi “Miss Zemra Kombëtare”, në vitin 1992 fitoi “Miss Florida” dhe në vitin 1993 fitoi “Miss Amerikën”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ish modelja amerikane leanza cornett ish modelja amerikane leanza cornett

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Tetor 2020, 18:44

Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre. Shkencëta...