Art&Argëtim

FOTO/ “Babi kishte simptomat e COVID-19”, vajza e Xhevdet Ferrit shokon rrjetin: Po të doni mos e besoni por…(Pse vdiq ak

29 Tetor 2020, 13:06 Nga DOSJA
FOTO/ “Babi kishte simptomat e COVID-19”, vajza e Xhevdet Ferrit

TIRANË- Vajza e aktorit Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta para 9 muajsh pas një sëmundjeje të rëndë, ka postuar një pyetësor në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila ka marrë pyetje të ndryshme por vëmendjen më të madhe e ka marrë një pyetje e cila kishte të bënte me infektimin e saj me Covid-19 për të dhënë një mesazh për të gjithë ata që nuk e besojnë se virusi ekziston, e cila ka treguar se edhe babai i saj kishte simptoma tëhershme të virusit, i cili kishte dhimbvje shpine dhe ethe të ulëta.

Ajo nuk ka nguruar për tu përgjigjur duke u shprehur:

“Oh Zot! Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është jashtë dhe është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe të ulët. Mamaja ime megjithëse kishte rast të rëndë dhe kërkoi pesë trajtime dhe terapi me oksigjen. Kam humbur babain nga simpomat e hershme të Covid-19 këtë vit. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri rok. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që ata të mos kenë kurrë dëshmitarë që një njeri dashur ta kalojë atë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme”- kanë qenë fjalët e vajzës së aktorit të ndjerë.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dedikime per xhevdet ferrin dedikime per xhevdet ferrin

Sondazh

Poll