Dita e 14-të e grevës së urisë/ Naftëtaret e Ballshit: Të harrojë Rama që dalim pa marrë lekët, të vijë vetë. Kryem
28 Tetor 2020, 09:14Nga DOSJA
BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 14-të të grevës së urisë. Në mbështetje të tyre ditën e sotme kanë shkuar dhe gratë naftëtare të Kuçovës.
Naftëtaret janë shprehur se nuk dalin nga aty pa marrë pagat e tyre. ‘Ne nuk dalim që këtu pa marrë paratë tona kryeministër.’- shprehen naftëtaret e ngujuara.
Përfaqësuesi i grevistëve në fjalën e tij për mediat ka theksuar se ato do të dalin nga greva në momentin që do të marrin një premtim konkret në lidhje me kërkesat e tyre. Rama përmes disa mesazheve në Twitter kërkon nga gratë që të tërhiqen dhe të dalin jashtë ambienteve të uzinës në mënyrë që të nisin bisedimet për të zgjidhur atë që kërkojnë. Mesazhet e Ramës nuk janë pritur aspak mirë nga grevistet të cilat insistojnë që kryeministri t’ju shkojë në ambientet e tyre.
Naftëtaret nga ana tjetër janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej tyre, shefja teknike e Uzinës, Brunilda Jahaj dyshon se është infektuar me koronavirus, por ende nuk e ka një përgjigje zyrtare dhe është tepër e shqetësuar. Ajo është shprehur se ka 7 ditë që pret përgjigjjen e tamponit, ndërkohë që po merr kurë ‘fantazmë’ pasi nuk është e bindur për sëmundjen e saj dhe të bashkëshortit. Ndërkohë gratë e tjera janë shumë të dobëta pasi po vuajnë nga një sërë komplikacionesh në shëndet duke qënë se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej muajsh, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu bën thirrje që të dalin nga greva dhe menjëherë ai do të shkojë tek ata për të biseduar. Kjo thirrje e kryeministrit nuk pranohet nga grevistët.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Sot në varrezat greke në Grykën e Këlcyrës u kremtua Festa Kombëtare e Greqisë “OXI”, ku u zhvilluan homazhe nga pjesëtarë të komunitetit minorit...
Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kali...
GJIROKASTËR– Zbardhen detaje të reja nga sherri që përfundoi në tentativë për vrasjë, mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
GJIROKASTER– Bilbil Lluka është shtetasi në foto i cili është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt 35-vjeça...
DURRES-Një 39-vjeçar së bashku me vëllain e tij është arrestuar nga policia e Manzës pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me kushëririn e tij në amb...
TIRANE– Dy nëntor është data e nisjes së vitit të ri akademik, ndryshe nga vite e tjera kur universitet nisnin në tetor. Por ajo që bie në sy është nxitim...
RINAS– Një 24-vjeçar me iniciale L.L. është prangosur në Rinas pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në mënyrë që këta të...
Aktualitet28 Tetor 2020, 07:33
GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...