Mbyllja e rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ nuk rëndon vetëm trafikun
Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kali...
SHQIPËRI– Sot në varrezat greke në Grykën e Këlcyrës u kremtua Festa Kombëtare e Greqisë “OXI”, ku u zhvilluan homazhe nga pjesëtarë të komunitetit minoritar në varrezat e ushtarëve grekë.
Të pranishëm në ceremoni ishin; zv.ministri i Jashtëm grek, Kostandinos Vllasis, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Gjithashtu të pranishëm janë pjestarë të organizatës “Omonia” në Shqipëri dhe anëtarë të komunitetit minoritar në Shqiëpëri. Sot të gjithë grekët kremtojnë ditën e “JO-së”, ose ndryshe fillimi i luftës italo-greke, e cila konsiderohet nga vendi fqinj si festë kombëtare.
Pas homazheve në varreza, zyrtari grek mbajti dhe një fjalë të shkurtër për të gjithë grekët e pranishëm duke u shprehur se helenizimi ishte një dhe qeveria e kishte mendjen tek ta. Në fjalën e tij, Vllasis përmendi edhe Turqinë, e cila sipas tij po provokonte dhe ishte kthyer në problem ndërkombëtar.
Në të njëjtën ditë, dy vite më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, nga forcat RENEA u qëllua për vdekje ekstremisti, Konstandinos Kaçifas. Në nder të tij, zv.ministri shkoi edhe në Bularat, për të bërë nderimet në varrin e tij. Ndërsa Dule kërkoi nga autoritetet zbardhjen e vrasjes së tij.
Ndërkohë që për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme, në zonë janë ngritur pika kontrolli shtesë nga Policia e Shtetit. Megjithatë deri më tani flitet për një grua të shoqëruar, e cila po protestonte ndaj homazheve që po kryhen në varrezat e ushtarëve grekë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Duke mbajtur në dorë letra apo dosje si mbrojtëse ndaj diellit, të djersitur dhe duke ecur mes pluhurit që ngrihej nga punimet në të katërta anët e rrugës, kali...
GJIROKASTËR– Zbardhen detaje të reja nga sherri që përfundoi në tentativë për vrasjë, mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
GJIROKASTER– Bilbil Lluka është shtetasi në foto i cili është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt 35-vjeça...
DURRES-Një 39-vjeçar së bashku me vëllain e tij është arrestuar nga policia e Manzës pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me kushëririn e tij në amb...
TIRANE– Dy nëntor është data e nisjes së vitit të ri akademik, ndryshe nga vite e tjera kur universitet nisnin në tetor. Por ajo që bie në sy është nxitim...
RINAS– Një 24-vjeçar me iniciale L.L. është prangosur në Rinas pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në mënyrë që këta të...
TIRANE– Gazetarja Aleksandra Bogdani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’, ku u trajtua si temë kthimi i fëmijëve shqiptarë ng...
Nëse ju referohemi 6 universiteteve në vend, për vitin 2018-2019 kanë shpenzuar rreth 1.8 milionë euro për pajisje informatike, internet, mirëmbajtje rrjeti dhe...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot prit...