Aktualitet

Sherr i nisur në ambientet e lokalit të tyre/ Biznesmeni nga Durrësi së bashku me të vëllain godasin me sende të forta ku

28 Tetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Sherr i nisur në ambientet e lokalit të tyre/ Biznesmeni nga

DURRES-Një 39-vjeçar së bashku me vëllain e tij është arrestuar nga policia e Manzës pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me kushëririn e tij në ambientet e brendshme të lokalit që ka në pronësi. Ngjarja nisi pas një konflikti për motive të dobëta mirëpo devijoi në sulme fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta.

Kështu, policia procedoi penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi u përfshinë në konfliktit me kushërinjtë e tyre. Ata do duhet të përballen me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni godet kusheririn goditi me sende te forta kusheririn sherr ne manez biznesmeni godet kusheririn goditi me sende te forta kusheririn sherr ne manez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 07:33

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...