Aktualitet

Studentët kontestojnë tarifat, pasi nuk kanë marrë shërbimet në Universitete gjatë pandemisë

28 Tetor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Studentët kontestojnë tarifat, pasi nuk kanë marrë

TIRANE– Dy nëntor është data e nisjes së vitit të ri akademik, ndryshe nga vite e tjera kur universitet nisnin në tetor. Por ajo që bie në sy është nxitimi që kanë universitete për të mbledhur tarifat. Nëse vitet e tjera tarifat paguheshin para sezonit të provimeve, këtë vit duhet të paguhen para nisjes së vitit akademik.

“Universitete vunë si afat datën 30 shtator për ti paguar këto tarifa të plota. Të gjithë ne studentët e masterit, duke parë edhe sasinë e konsiderueshme të parave që duhet të shpenzojmë por duke parë edhe faktin që ne nuk i kemi marrë këto shërbime në universitete prej pandemisë, kërkojmë që këtëo tarifa të përgjysmohen ose të anulohen” u shpreh Tea Zeqaj, studente.

“Në mendimin tim studentët nuk duhet të paguajnë tarifa asnjëherë sepse të edukohesh të arsimohesh, nuk është një e mirë që ti ja bën vetes por ja bën shoqërisë. Ky është parimi, tani në realitetin konkret, tarifat e nivelit të dytë dhe të tretë master e sipër janë tarifa të përafërta me ato të universiteteve private” u shpreh Arlind Qorri, pedagog.

TopChannel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tarifat ne universitete universiteti i tiranes tarifat ne universitete universiteti i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 07:33

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...