Aktualitet

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gazetarja: Autoritetet e dinin që Dumani po largohej, askush s’mban përgjegjësi për kalimin

28 Tetor 2020, 07:30 Nga DOSJA
Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gazetarja: Autoritetet e dinin

TIRANE– Gazetarja Aleksandra Bogdani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’, ku u trajtua si temë kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria. Ajo tha se nuk ka mbajtur askush përgjegjësi për kalimin e fëmijëve në kufi vite më parë si dhe theksoi se autoritetet e dinin që Shkëlzen Dumani,  babai i Endri e Eva Dumanit, po kalonte kufirin me fëmijët, i cili shiti shtëpinë për t’u larguar atje.

“Nuk ka mbajtur askush përgjegjësi për kalimin e fëmijëve në kufi. Shkelzen Dumani shiti shtëpinë dhe financoi biletat edhe për të tjerët. Autoritetet e dinin që ai po kalonte. Ata dy fëmijë janë dëm kolateral, është lënë të përgjohej babai për arsye të tjera. Për mua mendoj se interesi ka qenë që fëmijët të mbaheshin në shtëpi”, tha ajo.

Endri Dumani u rikthye në Shqipëri ditën e djeshme bashkë me tre fëmijë e nënën e tyre, ndërsa Eva është akoma në “Kampin e Ferrit”, ku dyshohet se është gënjyer nga gra të radikalizuara atje. Pritet që në ditët në vijim të tjerë fëmijëe dhe gra të riatdhesohen.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra bogdani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria aleksandra bogdani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll