Mbrëmë tentoi të vristë shokun! Kush është Bilbil Lluka, i riu u plagos në 2016, vëllanë ia vranë për vetëm…500 mi
28 Tetor 2020, 08:09Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Zbardhen detaje të reja nga sherri që përfundoi në tentativë për vrasjë, mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi që ka qëlluar më armë zjarri është Bilbil Lluka, 35 vjeç, nga Shtëpëzi i Gjirokastrës.
Kjo nuk është herë e parë që i riu bëhet lajm për kronikën e zezë pasi disa vite më parë ka mbetur i plagosur, ndërsa vëllai i tij ka ndërruar jetë për shkak të një borxhi të papaguar. Gjithçka ndodhi më 23 mars 2016, ku në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, asokohe vetëm 29 vjeç. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij, Bilbili.
Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka dhe gjithçka kishte nisur nga një sherr mes kushërinjve, pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh. Bëhej fjalë për vetëm…500 mijë lekë !
Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta. Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, duke u shtënë me armë zjarri, të cilat i morën jetën Dorjan Llukën.
Enrik Lluka është vënë në pranga dhe po përballet me drejtësinë për krimin e kryer. Nuk dihet nëse ngjarja e djeshme ka qënë një konflikt i çastit apo ka pasur lidhje me vrasjen e të vëllait…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTER– Bilbil Lluka është shtetasi në foto i cili është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt 35-vjeça...
DURRES-Një 39-vjeçar së bashku me vëllain e tij është arrestuar nga policia e Manzës pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me kushëririn e tij në amb...
TIRANE– Dy nëntor është data e nisjes së vitit të ri akademik, ndryshe nga vite e tjera kur universitet nisnin në tetor. Por ajo që bie në sy është nxitim...
RINAS– Një 24-vjeçar me iniciale L.L. është prangosur në Rinas pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në mënyrë që këta të...
Aktualitet28 Tetor 2020, 07:33
GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...
Nëse ju referohemi 6 universiteteve në vend, për vitin 2018-2019 kanë shpenzuar rreth 1.8 milionë euro për pajisje informatike, internet, mirëmbajtje rrjeti dhe...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot prit...
TIRANE– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Faxweb dhe BalkanWeb në faqe të parë kanë gjetjen e një kufo...
TIRANË– Shefi i Anti-terrorit Gledis Nano ka dhënë detaje të tjera lidhur me shqiptarët që janë larguar për në Siri dhe aktualisht ndodhen në kampin e Al-H...