Aktualitet

Nuk plotësonte kushtet! 24-vjeçari fut 50 euro brenda pasaportës, tenton të korruptojë rojen e Rinasit, e pëson keq!

28 Tetor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Nuk plotësonte kushtet! 24-vjeçari fut 50 euro brenda

RINAS– Një 24-vjeçar me iniciale L.L. është prangosur në Rinas pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në mënyrë që këta të fundit ta lejonin që të udhëtontë drejt vende të Bashkimit Europian. Ai ka ofruar 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin por është prangosur për mitdhënie.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 24-vjeçari.

Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e rinasit rinas policia e rinasit rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 07:33

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...