Aktualitet

28 Tetor 2020, 07:33 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë qëlluar më armë zjarri drejt 35-vjeçarit me iniciale K.B.

Pas një konflikti të nisur për motive banale, i riu Bilbil Lluka ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe ka qëlluar në drejtim të 35-vjeçarit me qëllim eliminimin e tij. Por fatmirësisht objekivi ka arritur të shpëtojë. Duke e menduar të vdekur të riun, Lluka bashkë me shokun e tij D. Sh., i cili gjithashtu është shpallur në kërkim, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur në terren vetëm një gëzhojë. Ndërkohë që “blutë” u janë vënë pas dy të rinjve të shpallur në kërkim, po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

‘Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.  Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil lluka gjirokaser perplasje me arme ne gjirokaster shpallet ne kerkim bilbil lluka bilbil lluka gjirokaser perplasje me arme ne gjirokaster shpallet ne kerkim bilbil lluka

Sondazh

Poll