Aktualitet

Finalizohet operacioni ndërkombëtar ‘JAD Mobile 3’ për makinat e vjedhura, 17 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

28 Tetor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ndërkombëtar ‘JAD Mobile 3’

TIRANE– Operacioni ndërkombëtar ‘JAD mobile 3’ ka shkatërruar një grup prej 17 personash, mes tyre dhe shqiptarë të cilët vidhnin, çmontonin dhe shisnin pjesë pjesë të mjeteve luksoze nëpër Europë.

Mjetet vidheshin në Europë, çmontoheshin dhe më pas shiteshin pjesët në 22 vende europiane dhe shtetet e ballkanit.

Policia ka sekuestruar 352 mjete të vjedhura si dhe 1077 pjesë makinash si motorrë, pasqyra, xhama, navigatorë e dyer. Me makinave të sekuestruara, 15 mjete ishin marrë me qira nëpër shtete europiane të cilat do të silleshin në Ballkan. Këto pjesë futeshin nëpërmjet kufirit tokësorë në Shqipëri, Bosnje, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë.

Autoritetet kanë kryer kontrolle në kufi si dhe në servise e zyra të mjeteve me qira ku në listën e kontrolleve kanë qenë dhe mjetet luksoze të lundrimit, jahte apo edhe skafe.

Gjithashtu, ata merreshin dhe me shitjen e 500.000 cigare kontrabandë të cilat i tregtonin po në shtetet të ndryshme të Ballkanit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni nderkombetar jad mobile 3 shitja e mjeteve luksove ne europe operacioni nderkombetar jad mobile 3 shitja e mjeteve luksove ne europe

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 07:33

GJIROKASTËR– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri. Në kërkim nga Policia e Shtetit janë dy të ri...